
Duke nisur nga sot në të gjitha rrugët e Durrësit hyn në fuqi sistemi i parkimit me pagesë që do të funksionojë me dy zona kryesore sipas vendimit të miratuar nga bashkia.
Ndryshe nga më parë kur kishte mundësi parkimi falas për qytetarët, tanimë qytetarët e Durrësit do të duhet të paguajnë në çdo vend ku lënë makinën.
Qyteti është ndarë në dy zona tarifimi me vijëzime blu:
Zona A (Qendra dhe rrugët me aktivitet të lartë tregtar) me tarifë 100 lekë/orë. Përfshin rrugë kryesore si Rruga Taulantia, Currilat, Bulevardi Epidamn dhe Bulevardi Dyrrah.
Zona B (Asetet periferike) ku tarifa është 40 lekë për orë dhe përfshin rrugë si: Aleksandër Goga, Rruga Mujo Ulqinaku, dhe Rruga Stefan Kaçulini.
Në çdo 500 metra pritet të ketë policë bashkiakë të cilët do të monitorojnë parkimet për të vendosur gjoba në rast se nuk është zbatuar rregulli i sistemit të parkimit me pagesë. Versus.al

