• Kreu
REPORT.AL
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rajon
  • Ekonomi
  • Botë
  • Sociale
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Showbiz
  • Sport
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rajon
  • Ekonomi
  • Botë
  • Sociale
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Showbiz
  • Sport
No Result
View All Result
REPORT.AL
No Result
View All Result
Home Aktualitet

U “zeqinizua” Kushtetuesja apo ishte lojë e Gaz Bardhit/ Pse dështoi PD për mandatin e Avokatit të Popullit

by editor
October 5, 2026
in Aktualitet, Kryesore, Politike
U “zeqinizua” Kushtetuesja apo ishte lojë e Gaz Bardhit/ Pse dështoi PD për mandatin e Avokatit të Popullit
0
SHARES
Share on FacebookShare on Twitter
Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi thotë se Gjykata Kushtetuese “u zeqinizua”, pasi trupa gjykuese rrëzoi unanimisht kërkesën e iniciuar prej tij dhe të mbështetur nga së paku 27 deputetë të Partisë Demokratike, në të cilën kërkohej shpallja e pavlefshme e mandatit të Avokatit të Popullit, Endri Shabani.

Në një postim në rrjete sociale pasdite e 29 shtatorit 2026, Bardhi vendosi një shenjë barazimi mes gjyqtarëve kushtetues dhe deputetes socialiste, Zeqine Çaushi, e cila konsiderohet si një personazh grotesk nga kolegët e saj demokratë.

Në foto: Reagimi i Gazment Bardhit, pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese

Në 11 dhjetor të vitit 2025, Parlamenti zgjodhi Endrit Shabanin në postin e Avokatit të Popullit, vetëm me votat e maxhorancës socialiste. Procesi që parapriu këtë emërim u shoqërua me një rrëmujë proceduriale dhe përplasje mes socialistëve dhe opozitarëve demokratë.

“Përplasja” parlamentare

Procesi i kandidimit për Avokat të Popullit kalon në disa faza. Fillimisht, kandidatët potencialë duhet të sigurojnë mbështetje nga një numër i caktuar deputetësh dhe më pas ata kalojnë në filtrin e Komisionit Parlamentar të Ligjeve, para se të përcillen për votim në seancën plenare.

Rreth 35 deputetë të Partisë Demokratike dhanë firmat për kandidatin Endrit Shabani, krahas mbështetjes edhe për kandidatë të tjerë.

Por, vetëm pak orë para se kandidaturat të shqyrtoheshin në Komisionin e Ligjeve, kreu i Grupit Demokrat, Gazment Bardhi, deklaroi se opozita tërheq mbështetjen për Endrit Shabanin.

Në foto: Deputetët demokratë shprehën fillimisht mbështetjen për kandidaturën e Endrit Shabanit për Avokat Populli

Shumica socialiste në Komisionin e Ligjeve mbajti qëndrimin se tërheqja ishte shumë e vonuar dhe ata kaluan në seancë shtatë kandidatë, mes të cilëve edhe Shabanin.

Në vijim, socalistët dhe aleatët e tyre social-demokratë votuan me 85 vota emrin e Endrit Shabanit për Avokatin e ri të Popullit, ndërkohë që opozita deklaroi se do ta ndiqte këtë çështje në Gjykatën Kushtetuese.

Vetëm pak ditë më pas, Gazment Bardhi, i cili në fakt nuk ka dhënë firmë mbështetesë për Shabanin, udhëhoqi një grup prej 44 deputetësh, në kërkesën drejtuar Kushtetueses për “verifikimin e zgjedhshmërisë dhe papajtueshmërisë në ushtrimin e funksioneve të Avokatit të Popullit, përfshirë verifikimin e procedurës së zgjedhjes së tij në detyrë”.

Rrëzimi në Kushtetuese

Në 29 shtator 2026, Gjykata Kushtetuese vendosi njëzëri të rrëzojë padinë e një grupi prej të paktën 1/5 e deputetëve.

Trupa prej 8 gjyqtarësh konstatoi se “kërkesa për mbështetjen (propozimin) e kandidatëve nga 28 deputetë nuk është një rregull i përcaktuar nga normat kushtetuese, por i parashikuar në Ligjin Organik të Avokatit të Popullit dhe në Rregulloren e Kuvendit”.

Për Gjykatën Kushtetuese, qëllimi i rregulit procedurial është të sigurojë efektivitetin e e procedurës parlamentare dhe nuk lidhet me funksionin ligjvënës të Parlamentit.

“Në rastin në shqyrtim, ky kusht ishte plotësuar në momentin e verifikimit nga Komisioni i Ligjeve të kandidaturave dhe kalimin e tyre për votim në seancë plenare. Në këtë mënyrë, procesi kishte sjellë pasoja konkrete, ndaj tërheqja e mbështetjes pas kalimit të kësaj faze nuk mund të sjellë më pasoja në procedurën vijuese parlamentare”.

Në foto: Anëtarët e Gjykatës Kushtetuese

Në terma më të thjeshuar, firmat që kandidati Endrit Shabani ka marrë paraprakisht nga deputetët e Partisë Demokratike janë të vlefshme dhe ato nuk mund të zhbëheshin më vonë.

Në këtë pikë ngrihet pikëpyetja: A e dinte Gazment Bardhi në nëntor 2025, si kryetar i Grupit Parlamentar dhe deputet ndër vite, se firma që po hidhnin deputetët në varësi të tij, po shtronte rrugën që kandidati i tyre i (pa) preferuar, Endrit Shabani, të zgjidhej Avokat i Popullit?

Pra, ishte një naivitet politik apo një “lojë” për të siguruar kushtet që kandidati i Edi Ramës të zgjidhej Avokat Populli, me suportin “në hije” të Partisë Demokratike?

Pas publikimit të vendimit të Gjykatës Kushtetuese, Gazment Bardhi reagoi në rrjete sociale: “Kjo do të thotë një gjë fare të thjeshtë: në momentin kur janë tërhequr firmat, faza e verifikimit dhe e kalimit për votim në seancë plenare nuk kishte përfunduar ende”, dha shpjegimin e tij, kundër vendimit unanim të Kushtetueses.

Ai u deklarua më tej se ndjente “neveri ndaj manipulimit të provave dhe fakteve” dhe se gjithashtu shprehte “përbuzje ndaj deklaratave të Gjykatës që turpëron çdo gjyqtarë të asaj Gjykate sepse i nxjerr ata si trupë gjyqësore që nuk kuptojnë as atë që kanë shqyrtuar”.

“Lojë” apo naivitet?

Termat e përdorur nga një politikan, i cili në përgjithësi ka treguar vetëpërmbajtje, janë në të vërtetë shumë të rënda, aq më tepër të drejtuara ndaj gjykatës, që Ligji Themeltar e ka caktuar si “garante të Kushtetutës”.

Anëtarët e Gjykatës Kushtetuese aktuale, në shumicën e saj, nuk janë dalluar për integritet personal e profesional në çështjet, ku palë është kryeministri Edi Rama ose interesat e maxhorancës së tij.

Megjithatë, një vendim 8-0 kundër kërkesës së Bardhit e kolegëve të tij demokratë mund të shërbejë si një moment reflektimi dhe nxitje për të parë më thellë nëse është thjeshtë çështje “vasaliteti” të trupës gjykuese apo një vetëpërdorim i opozitës.

Natyrisht, mund të jetë edhe diçka e mesme, ku opozita bën zhurmë politike, si një formë kamuflimi për të mbështetur emra të përveçëm, të cilët gëzojnë përkrahjen e kryeministrit Edi Rama.

Emërimi i Shabanit në postin e Avokatit të Popullit theu një traditë, ndër të paktat pozitive, që ishte krijuar në tre dekadat e fundit në raportet mes maxhorancës dhe opozitës parlamentare.

Mbi një rregull të pashkruar, por të mirëkuptuar, Avokati i Popullit është emëruar një nga kandidatët e mbështetur nga opozita. Gjithashtu, përtej ngarkesës politike që mund të kenë pasur paraardhësit në atë detyrë, asnjëri prej tyre nuk ka qenë kryetar partie, siç ishte Endrit Shabani në formacionin politik “Nisma Thurje”, deri në momentin e kandidimit për Ombusdman.

Edhe vetë Endrit Shabani duket se nuk ka stofin e paraardhësve dhe është vite drite larg tyre. Mjaftojnë vetëm dy detaje, që janë publike.

Në foto: Endrit Shabani “puth” deputetët, pas emërimit si Avokat i Popullit

Në momentin e emërimit të tij në Parlament, Shabani u dërgoi një puthje me dorë deputetëve, një xhest që u konsiderua provikim nga ligjvënësit demokratë, të cilët kundërshtuan në seancë zgjedhjen e tij në krye të institucionit që mbron të drejtat dhe liritë e qytetarëve.

Po ashtu, pasi Gjykata Kushtetuese konfirmoi mandatin e tij, Endrit Shabani ishte i pari që bëri një deklaratë publike, tërësisht të panevojshme: “Vendimi i sotëm i jep përgjigje çdo pikëpyetjeje mbi procedurën e zgjedhjes”, tha ai në një deklaratë publike, megjithëse nuk ishte aspak palë në procesin në Kushtetuese, ku përballë ishin një e pesta e deputetëve (opozitarë) me institucionin e Parlamentit.

Me vendimin e Gjykatës Kushtetuese, tashmë Endrit Shabani do të vijojë normalisht mandatin e tij 5-vjeçar dhe kjo falë edhe një “naiviteti” të të paktën 35 deputetëve të Partisë Demokratike, të cilët dhanë firmat mbështetëse për emrin e tij dhe që më pas u bënë pishman, atëherë kur nuk mund të ndryshonin asgjë./BOLDNEWS

Previous Post

38% e familjeve shqiptare nuk arrijnë të ngrohin shtëpinë, niveli më i lartë i varfërisë energjetike në Evropë

editor

editor

TË FUNDIT

U “zeqinizua” Kushtetuesja apo ishte lojë e Gaz Bardhit/ Pse dështoi PD për mandatin e Avokatit të Popullit

U “zeqinizua” Kushtetuesja apo ishte lojë e Gaz Bardhit/ Pse dështoi PD për mandatin e Avokatit të Popullit

October 5, 2026
38% e familjeve shqiptare nuk arrijnë të ngrohin shtëpinë, niveli më i lartë i varfërisë energjetike në Evropë

38% e familjeve shqiptare nuk arrijnë të ngrohin shtëpinë, niveli më i lartë i varfërisë energjetike në Evropë

October 5, 2026
Drafti për Kodin e Procedurës Penale vendos regjimin e ‘censurës paraprake’ në media

Drafti për Kodin e Procedurës Penale vendos regjimin e ‘censurës paraprake’ në media

October 5, 2026
Nis viti i ri akademik, mbi 20 mijë studentë ulen për herë të parë në auditore

Nis viti i ri akademik, mbi 20 mijë studentë ulen për herë të parë në auditore

October 5, 2026
Parashikimi i motit/ Si do variojnë temperaturat përgjatë ditës

Kushte të qendrueshme atmosferike/ Parashikimi i motit për sot

October 5, 2026
U kap me 2.7 kg kokainë dhe heroinë/ Arrestohet 49-vjeçari shqiptar në Zvicër

U kap me 2.7 kg kokainë dhe heroinë/ Arrestohet 49-vjeçari shqiptar në Zvicër

October 4, 2026
Durrës/ Djali i ish-drejtoreshës së Postës dhunon policin, vihet nën hetim bashkë me shokun

Durrës/ Djali i ish-drejtoreshës së Postës dhunon policin, vihet nën hetim bashkë me shokun

October 4, 2026
Mbyllet protesta e 127-të antiqeveritare, qytetarët thirrje: Edi Rama, dorëhiqu! Këtu na ke ditë e natë

Mbyllet protesta e 127-të antiqeveritare, qytetarët thirrje: Edi Rama, dorëhiqu! Këtu na ke ditë e natë

October 4, 2026
I dënuar për tentativë abuzimi seksual me të mitur/ Ekstradohet nga Brazili Artef Leka

I dënuar për tentativë abuzimi seksual me të mitur/ Ekstradohet nga Brazili Artef Leka

October 4, 2026
Humb kontrollin e motorit, plagoset rëndë drejtuesi 28-vjeçar në Ksamil

Humb kontrollin e motorit, plagoset rëndë drejtuesi 28-vjeçar në Ksamil

October 4, 2026

REPORT.AL

Portali report.al është një media online e pavarur që sjell lajme, analiza dhe informacione të sakta në kohë reale. Me fokus tek transparenca dhe vërtetësia, portali synon t’u ofrojë lexuesve shqiptarë një burim të besueshëm lajmesh nga politika, ekonomia, shoqëria dhe ngjarjet ndërkombëtare.

RUBRIKAT

  • Aktualitet
  • OP-ED
  • Politike
  • Rajon
  • Showbiz
  • Sociale
  • Shëndet
  • Sport

MË TË KLIKUARAT

  • Aksident në Cërrik, motoçikleta përplas nxënësen 14-vjeçare

    Aksident në Cërrik, motoçikleta përplas nxënësen 14-vjeçare

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Skandali me VIDEO-t intime të VIP-ave, policia merr në pyetje kompozitorin Adi Hila

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Kreditë e këqija/ Ligji i ri ngrin borxhet dhe ndalon gjobat e kompanive të mikrokreditit

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Aktualitet
  • OP-ED
  • Politike
  • Rajon
  • Showbiz
  • Sociale
  • Shëndet
  • Sport

© 2025 REPORT.AL

No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rajon
  • Ekonomi
  • Botë
  • Sociale
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Showbiz
  • Sport

© 2025 REPORT.AL