Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

Humbi kontaktet me familjarët, pas disa orësh kërkime gjendet shëndoshë e mirë 20-vjeçari në Has

Shkruar nga Newsbomb
Humbi kontaktet me familjarët, pas disa orësh kërkime gjendet
Foto ilustruese

Është gjetur shëndoshë e mirë 20-vjeçari Shkëllzen Kastrati, nga fshati Pus i Thatë në Has, i cili kishte humbur kontaktet me familjarët që prej mbrëmjes së djeshme.

Siç raportuam më herët, i riu ishte larguar nga banesa për të kërkuar lopët në kullotat e bjeshkëve të Pusit të Thatë, por nuk ishte kthyer në shtëpi dhe familjarët nuk kishin mundur të lidheshin me të.

Pas disa orësh kërkimesh, 20-vjeçari është gjetur shëndoshë e mirë. Në operacionin e kërkimit u angazhuan familjarë, banorë të zonës dhe gjahtarë, të cilët kontrolluan terrenin e bjeshkëve.

Gjetja e të riut ka sjellë lehtësim te familjarët dhe banorët e zonës, të cilët ishin të shqetësuar për fatin e tij. Sipas familjarëve, i riu vuan nga probleme të lehta të shëndetit mendor.

 

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese