Para hyrjeve kryesore të Kuvendit të Kosovës janë mbledhur qindra qytetarë, pikërisht në prag të seancës plenare ku pritet të shqyrtohet dhe miratohet Projektligji për ndryshimin e ligjit për Dhomat e Specializuara.
Të lidhura
None found
Protesta organizohet nga Çlirim Haziri, i cili deklaroi se deputetët nuk do të lejohen të largohen nga ndërtesa e Kuvendit pa votuar ndryshimet ligjore që lidhen me Gjykatën Speciale.
Kërkesa për ndryshimin e ligjit vjen pas vendimit të Gjykatës Speciale për dënimin e ish-krerëve të UÇK-së.
“Sot do të qëndrojmë këtu të gjithë deri sa të votohet ai ligj. Nuk do të mund të dalë asnjë deputet i Kosovës nga ky Kuvend pa e votuar atë ligj. Populli që 20 ditë e 20 net është në sheshet e Kosovës dhe Evropës, në çdo qytet, për Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës”, tha Haziri.
