Kushtrim Kelani dhe Aurora Rrusta i kanë dhënë fund beqarisë, duke kurorëzuar dashurinë e tyre në një dasmë madhështore në Prishtinë.
Çifti, i cili u njoh gjatë “Big Brother VIP Kosova 4”, zhvilloi dje ceremoninë e martesës, duke nisur ditën e tyre të madhe sipas traditave shqiptare. Kushtrimi shkoi për të marrë nusen, ndërsa më pas dyshja i tha “PO” njëri-tjetrit dhe përfundoi edhe procedurat e kurorëzimit.
Për festën e tyre, çifti kishte mbledhur familjarë, miq, por edhe disa prej emrave të njohur të ekranit. Mes të ftuarve ishin Leonora Jakupi, Anita Haradinaj, Klodian Mihaj, Londrim Mekaj dhe Benita Zena, e shumë personazhe të tjera të njohura, të cilët spikatën edhe me paraqitjet e tyre elegante.
Pamjet nga dasma kanë nisur të qarkullojnë në rrjetet sociale, duke treguar atmosferën festive dhe momentet e veçanta nga dita e madhe e çiftit.
Lini një Përgjigje