BOTA

Dodik dhe partitë nacionaliste dominojnë zgjedhjet në Bosnje

Piranjat Përditësimi i fundit 5 Tetor 2026, 09:59

Dodik dhe partitë nacionaliste dominojnë zgjedhjet në Bosnje

Partia e Millorad Dodikut shpalli fitoren në zgjedhjet në Republikën Sërpska, entitetin serb të Bosnje dhe Hercegovinës. Fitore shënuan partitë nacionaliste edhe në pjesë të tjera të vendit, rezultate këto që mund t’i mbajnë të larta tensionet si në Bosnje dhe Hercegovinë, ashtu edhe në rajon.

“Kemi fituar”, u tha Dodik mbështetësve të tij në Banjallukë, të dielën vonë.

Sipas tij, rezultatet preliminare tregojnë se Aleanca e Socialdemokratëve të Pavarur, SNSD, do të mbetet në pushtet në Republikën Sërpska. Qytetarët votuan më 4 tetor për Presidencën trepalëshe dhe Parlamentin e Bosnje dhe Hercegovinës, si dhe për organet legjislative në nivele të tjera, përfshirë Kuvendin e Republikës Sërpska.

Ky sistem kompleks politik buron nga Marrëveshja e Dejtonit, e cila i dha fund luftës së viteve 1992-1995. Sipas kësaj marrëveshjeje, Bosnje dhe Hercegovina u nda në dy entitete me autonomi të gjerë - Republikën Sërpska dhe Federatën e Bosnje dhe Hercegovinës, me shumicë boshnjake dhe kroate.

Të dyja ato lidhen përmes institucioneve qendrore të shtetit, të cilat shpesh kanë funksionuar me vështirësi. Në fjalimin pas zgjedhjeve, politikani prorus, Dodik, tha se, bazuar në rezultatet pas numërimit të 92 për qind të votave, kandidatja e SNSD-së, Zhelka Cvijanoviq, do të bëhet anëtare e Presidencës trepalëshe të Bosnje dhe Hercegovinës.

Anëtari aktual properëndimor i Presidencës, Denis Beqiroviq, pritet ta fitojë ulësen boshnjake. Atyre pritet tu bashkohet edhe Darijana Filipoviq nga Bashkimi Demokratik Kroat (HDZ), e cila parashikohet ta fitojë ulësen kroate. Në moshën 39-vjeçare, Filipoviq pritet të bëhet anëtarja më e re e Presidencës së Bosnje dhe Hercegovinës që nga përfundimi i luftës së viteve 1992-1995.

Dodik, i cili prej kohësh kërkon më shumë autonomi për Republikën Sërpska nga institucionet qendrore të Bosnje dhe Hercegovinës, shpesh duke përdorur edhe retorikë për ndarje, falënderoi presidentët e Shteteve të Bashkuara dhe Rusisë për fitoren.

“Po të mos ishte fitorja madhështore e Donald Trumpit... ne sot ndoshta do të ishim kufoma politike. Por tani, falë rrethanave të reja, ne jemi fitues politikë. Qëndrimet tona politike mbeten të palëkundura dhe nuk do të heqim dorë prej tyre. Do të vazhdojmë të punojmë në të mirë të popullit tonë," u tha ai mbështetësve.

Ish-udhëheqësi i Republikës Sërpska, Dodik, 67 vjeç, nuk ishte kandidat në këto zgjedhje, pasi i është ndaluar mbajtja e posteve publike. Megjithatë, portreti i tij shihej në billborde në mbarë Republikën Sërpska, ku ai vazhdon të ketë ndikim të madh politik.

Falënderime për Trumpin dhe Putinin

Dodik dhe zyrtarë të tjerë të Republikës Sërpska ishin më herët nën sanksione të Shteteve të Bashkuara për shkelje të pretenduara të Marrëveshjes së Dejtonit, e cila i dha fund luftës së viteve 1992-1995 në Bosnje dhe Hercegovinë, si dhe për refuzimin e zbatimit të vendimeve të përfaqësuesit ndërkombëtar për paqe.

Megjithatë, më 29 tetor 2025, Departamenti amerikan i Thesarit njoftoi se Dodik dhe dhjetëra aleatë të tij ishin hequr nga lista e sanksioneve të Shteteve të Bashkuara. Departamenti i Thesarit nuk dha hollësi për arsyet e këtij vendimi.

Gjatë mandatit të tij si president i Republikës Sërpska, Dodik u përball me kritika për prirje autoritare, dobësim të institucioneve demokratike dhe krijimin e një sistemi të patronazhit politik. Në një tubim parazgjedhor, Dodik bëri thirrje për heqjen e kufirit mes Republikës Sërpska dhe Serbisë. Edhe politikanë të tjerë nacionalistë kanë kërkuar bashkimin e këtij entiteti me Serbinë.

SDA-ja kryeson në garën për Parlament

Ndërkohë, partitë me orientim etno-nacionalist duket se kanë shënuar rezultate të forta edhe në zgjedhjet për Parlamentin e Bosnje dhe Hercegovinës. Sipas rezultateve preliminare, Partia e Veprimit Demokratik (SDA) ka marrë numrin më të madh të votave në Federatën e Bosnje dhe Hercegovinës. Pas saj renditen Partia Socialdemokrate e Bosnje dhe Hercegovinës (SDP BiH) dhe Bashkimi Demokratik Kroat i Bosnje dhe Hercegovinës (HDZ BiH).

SNSD-ja dhe Dodik janë haptazi prorusë dhe kundërshtojnë anëtarësimin në NATO, ndërsa SDA-ja, HDZ-ja dhe SDP-ja mbështesin integrimin në Bashkimin Evropian dhe anëtarësimin në NATO. Anëtari kroat në largim i Presidencës, Zhelko Komshiq, tha se rezultatet e forta të partive nacionaliste pasqyrojnë një konsolidim gjithnjë e më të madh të votuesve përgjatë vijave etnike.

“Është e qartë se në të gjitha pjesët e Bosnje dhe Hercegovinës ka ndodhur një homogjenizim etnik i elektoratit”, tha Komshiq, duke shtuar se zgjedhjet treguan se “ideja e një shteti qytetar, aktualisht, nuk gëzon mbështetje të gjerë elektorale”.

Ndonëse ndarjet politike vazhdojnë të pasqyrojnë konfliktin e viteve 1990, një risi në këto zgjedhje ishte verifikimi biometrik i votuesve dhe përdorimi i skanerëve të fletëvotimeve. Problemet teknike bënë që disa vendvotime të hapeshin më vonë se ishte planifikuar.

Bosnje dhe Hercegovina është vendi i parë në Ballkanin Perëndimor që e zbaton këtë sistem në të gjithë territorin. Masa u vendos nga Zyra e Përfaqësuesit të Lartë Ndërkombëtar, si pjesë e reformave që synojnë forcimin e integritetit të zgjedhjeve në kuadër të sistemit të krijuar me Marrëveshjen e Dejtonit./REL

Artikuj te sugjeruar

video

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë

A ka Shqipëria një Nicola Gratteri?

Katër nëna në kërkim të fëmijeve/ Bisedat që zbuluan rrjetin e errët

Flamur Gjuzi, i dënuar për"shpërdorim detyre" sot drejtor i Policisë Bashkiake, sërish shkel ligjin?

Pallatet u zhytën“Durrës Marina" dhe Autoriteti Portual bëjnë veprimin e papritur përballë skandalit

Ekskluzive/ Nicola Gratteri çmonton skemën e pastrimit të parave të ndërtimit në Tiranë

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 15

Enkel Demi duke luftuar paragjykimet për shqiptarët. (kamera e fshehtë)

Milva Ekonomi i firmosi miliona euro Vilma Nushit, kjo e fundit i investoi te kulla e Ervin Matës

Ajo çfarë mund të na mësojë Kosova.

Laboratorë “copy-paste”/ I njëjti mjek firmos analiza në disa pika, skema që ngre pikëpyetje

Rrjeti i ‘errët’ i vajzave të zhdukura! Bisedat tronditëse si funksiononte grupi.

Bleu 300 m2 tokë në vitin 2004, kthehet nga emigrimi dhe gjen aty vilë 3-katëshe.

“Na detyruan nga Dubai”/ Konstruktori i Durrës Marina zbulon pse u zhytën pallatet

Drejtori që tregon sjellje të pahijshme me nxënësen: Jam i fortë edhe në parti

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 14

Turisti zemërgjerë nga Italia dhe patatinat falas

Aksidentet “pushtojnë” oborrin e familjes në Klos, banori: Një ditë do ndodhë tragjedi

Lidhja jashtëmartesore që përfundoi në makth /32-vjeçarja rrëfen shantazhin me video intime