Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

Protestuesit rrethojnë Kuvendin e Kosovës: Asnjë deputet nuk del pa u miratuar ligji

Shkruar nga Newsbomb
Protestuesit rrethojnë Kuvendin e Kosovës: Asnjë deputet nuk del
Foto nga protesta

Protestuesit kanë rrethuar hapësirat përreth objektit të Kuvendit të Kosovës, duke kërkuar miratimin e Projektligjit për plotësim dhe ndryshimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara. Protestuesit janë shprehur se “asnjë deputet nuk mund të dalë pa e aprovuar ligjin”.

Seanca e jashtëzakonshme, në rendin e ditës të së cilës është pikërisht ky projektligj, ishte parashikuar që të niste në orën 09:00, por ende nuk ka filluar. Protestës i janë bashkuar edhe Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së. Kryetari i kësaj organizate, Hysni Gucati, ka deklaruar se nëse ligji nuk votohet, protesta do të përshkallëzohet.

Ndërkohë, mësohet se disa prej protestuesve kanë kaluar natën para objektit të Kuvendit, në shenjë pakënaqësie dhe për të ushtruar presion që kërkesa e tyre të merret parasysh nga deputetët.

 

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese