I ftuar në emisionin e mëngjesit ‘Kafe Shqeto’ në Syri tv ka qenë Juristi Ndre Molla.
Gjatë bisedës me moderatoren Greta Togani ai ka trajtuar çështjen e marrëveshjes për kampin e Gjadrit me qeverinë italiane.
Greta Togani: Kush mban përgjegjësitë juridike për emigrantët për të drejtat dhe kushtet e tyre.
Ndre Molla: Në fakt të flasësh pas zonjës Alba Kepi është pak e vështirë sepse është një njohëse dhe një ndjekëse e gjithë atyre zhvillimeve që ja u ka përcjellë publikut shqiptar në mungesë të transparencës që ka ndodhur në shtetin shqiptar dhe në shoqërinë tonë.
Sigurisht ne që në fillimet e para, me pak shoqëria civile por aktivistë të pavarur janë marrë me këtë çështje.
Ne në Lezhe jemi organizuar një grup i caktuar që e kemi ndjekur me vëmendje të caktuar këtë mekanizëm që u përdor për të kthyer Shqipërinë në një vend parkimi ndërkombëtar të refugjatëve. Për ne një veprim antikushtetues që atëherë dhe vazhdon të jetë antikushtetues. Dhe që për fat të mirë edhe drejtësia italiane ka reaguar me veprimet e saj, e cila e ka penguar në masivizimin e sjelljes apo dislokimit të refugjatëve në kampin e refugjatëve ne Gjadër. Sepse aty kemi të bëjmë me një drejtësi të pavarur, përkundër drejtësisë shqiptare e cila mendoj që ka kryer një atentat kushtetues duke lejuar ekstraterritorialitetin në kundërshtim të hapur me kushtetutën. Dhe në e kemi dhënë që në vitin 2023 këtë dhe vazhdojmë ta themi.
Por paramendoni se çfarë do të kishte sjellë një, nëse siç parashikohet në marrëveshje 36 mijë refugjatë në vit do të vinin këtu. Është provuar frika jonë se mungesa e transparencës ka të bëjë pikërisht me faktin se emigrantët janë lënë të lirë, mbase edhe në lidhje me këta personat që mere me trafikimin e qenieve njerëzore.
Pjesa tjetër ka të bëjë më një mungesë transparence. Edhe gazetarët e huja nuk janë lejuar që të pyesin e të marrin informacion.
Për mua në konceptin tim juridik aty kemi të bëjmë me një dhomë paraburgimi të madhe dhe asgjë tjetër, një trajtim çnjerëzor për të cilën foli edhe Alba, për rastet e vetësakrifikimit për shkak të trajtimeve çnjerëzore që janë bërë aty....
© SYRI.net