E hënë, 5 Tetor 2026 Mes'dritë Live deri në 12:00 Në vijim ora 12:00: Lajme Ora 12:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Sociale

Mjekët e QSUT realizojnë me sukses ndërhyrhjen te tre vjeçarja! Pas 7 orësh në sallë, i heqin tumorin në tru

Një ndërhyrje e vështirë kirurgjikale është realizuar me sukses në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza” (QSUT), ku një vajzë vetëm 3 vjeçe iu nënshtrua një operacioni 7-orësh për heqjen e një tumori në trurin e vogël.

Pavarësisht moshës së vogël dhe kompleksitetit të ndërhyrjes, ekipi mjekësor arriti ta heqë tërësisht tumorin. Pas operacionit dhe kujdesit të specializuar, gjendja e fëmijës paraqitet e mirë, teksa mjekët shprehen se vogëlushja do t’i nënshtrohet edhe disa kontrolleve të tjera pas operacionit.

Reklamë

“Një lajm që na mbush me shpresë dhe gëzim!

Një fëmijë vetëm 3 vjeç, përballë një sfide të madhe shëndetësore, iu nënshtrua një ndërhyrjeje kirurgjikale që zgjati 7 orë. Tumori në trurin e vogël ishte një sfidë e vështirë, veçanërisht në këtë moshë. Por falë përkushtimit, profesionalizmit dhe punës së palodhur të ekipit mjekësor, ndërhyrja u realizua me sukses dhe tumori u hoq i gjithi.

Sot, falë kësaj ndërhyrjeje dhe kujdesit të ekipit mjekësor, fëmija gëzon shëndet të plotë. Pas ekzaminimit histologjik, trajtimi do të vijojë sipas protokollit të përcaktuar nga Bordi Multidisiplinar Onkopediatrik. Një falënderim i veçantë për të gjithë ekipin që ishte pjesë e kësaj sfide: Prof. Dr. Artur Xhumari, Anestezist Myfit Saraçi, Kirurg asistent Gramoz Brace, Instrumentarë Refije Kadiu dhe Ervin Gjisha” shkruhet në faqen zyrtare të Qendrës Spitalore ‘Nënë Tereza’, Tiranë.

Prof. Dr. Artur Xhumari në fjalën e tij tha se ndërhyrja u krye me sukses, duke u hequr i gjithë tumori dhe pa shkaktuar asnjë dëm të ri. Tashmë, sipas profesor doktor Xhumarit, pritet përgjigjja e bipopsisë për të përcaktuar nëse do të ketë nevojë për mjekime të mëtejshme.

Vazhdo të lexosh

Reklamë

Lini një koment

Me respekt — komentet moderohen nga redaksia.
Nuk publikohet kurrë.