Qindra qytetarë janë mbledhur para hyrjeve kryesore të Kuvendit të Kosovës mëngjesin e së hënës, para nisjes së seancës plenare, ku në rend të ditës është miratimi i Projektligjit për ndryshimin e ligjit për Dhomat e Specializuara. Organizatori i protestës, Çlirim Haziri, tha se nga objekti i Kuvendit nuk do të mund të dalë asnjë deputet pa e miratuar ndryshimet ligjore të Gjykatës Speciale.