120 forca në terren për shuarjen e zjarrit në malin e Bukanikut

Vijon operacioni për shuarjen dhe mbajtjen nën kontroll të zjarrit në malin e Bukanikut, ku rreth 120 forca janë angazhuar në terren, mes tyre punonjës të Emergjencave Civile të Bashkisë së Elbasanit, Emergjencave Civile dhe Forcave të Armatosura.

Kryetari i Bashkisë Elbasan, Gledian Llatja, ndodhet në vendngjarje, ku po ndjek nga afër situatën dhe punën e forcave për izolimin dhe shuarjen e flakëve.

Terreni i vështirë, prania e humusit dhe shkurreve, si dhe era gjatë natës, kanë favorizuar përhapjen e zjarrit dhe kanë vështirësuar ndërhyrjen. Aktualisht, zjarri është në nivele të ulëta dhe nuk paraqet rrezik për zonat e banuara.

Swiss Digital Desktop Reklama

Në operacion janë angazhuar mjetet zjarrfikëse të Elbasanit, ndërsa prej dy ditësh në ndihmë kanë ardhur edhe 30 efektivë të Forcave të Armatosura dhe helikopteri i ushtrisë.

Swiss Digital Mobile Reklama

Kryebashkiaku Llatja ka falënderuar të gjitha strukturat e angazhuara për përballimin e situatës, ndërsa u ka bërë thirrje banorëve të tregojnë kujdes dhe të shmangin afrimin në zonat e prekura nga zjarri.

Forcat në terren vijojnë punën dhe monitorimin e perimetrit të zjarrit, me qëllim shuarjen e plotë të vatrave dhe parandalimin e përhapjes së tyre.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?