Kreu i PD-së në Durrës, Adrian Gashi, ka reaguar përmes një postimi në Facebook pas shoqërimit në polici të disa studentëve të Universitetit “Aleksandër Moisiu”, në ditën e parë të vitit të ri akademik.
Gashi akuzon institucionet se studentëve po u mohohet hyrja në universitet për shkak të ceremonisë së inaugurimit ku pritet të marrë pjesë kryeministri Edi Rama.
“Një ditë që duhet t’u përkasë studentëve, auditorëve dhe dijes”, shkruan Gashi, duke theksuar se siguria e Kryeministrit është përgjegjësi e institucioneve, por nuk mund të garantohet duke cenuar të drejtën e studentëve për mësim. Ai e cilëson universitetin si “shtëpinë e studentëve” dhe jo “skenografi për inaugurime”.
Postimi i plotë:
Studentëve u mohohet auditori, shoqërohen në polici duke marrë trajtimin e kriminelëve!
Sot është dita e parë e vitit akademik në Universitetin “Aleksandër Moisiu”. Një ditë që duhet t’u përkasë studentëve, auditorëve dhe dijes. Por ndërsa godina e re bëhet gati për inaugurimin me Kryeministrin, studentët po privohen nga e drejta për të hyrë në universitetin e tyre vetëm sepse aty zhvillohet një ceremoni qeveritare.
Siguria e Kryeministrit është përgjegjësi e institucioneve. Mësimi është e drejtë e studentëve. Njëra nuk mund të garantohet duke cenuar tjetrën.
Studentë që kanë kërkuar thjesht të hyjnë në universitet janë shoqëruar në komisariat. Po çfarë rreziku paraqet një student që kërkon të hyjë në auditor ditën e parë të shkollës?
Universiteti nuk është skenografi për inaugurime. Është, para së gjithash, shtëpia e studentëve.
© SYRI.net
‘Goditje fatale hetimit’/ Berisha: SPAK heshti si fija e barit kur Rama votoi ligjin, janë seksion i PS-së
Berisha, mesazh Dumanit: Armikut të egër të pluralizmit politik, drejtësia vonon, por nuk harron!
Kampi i Gjadrit antikushtetues/ Molla: Një mekanizëm që u përdor për të kthyer Shqipërinë në vend parkimi për refugjatët