Alban Krasniqi, përfaqësues i Lëvizjes Vetëvendosje në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, ka reaguar pas votimit të ndryshimeve në ligjin për Dhomat e Specializuara, duke shprehur qëndrime kritike ndaj LVV-së dhe PDK-së.
Të lidhura
None found
Sipas Krasniqit, vendimi i LVV-së për ta mbështetur këtë ligj mund të interpretohet si pranim i Gjykatës Speciale. Në anën tjetër, ai ka akuzuar PDK-në se gjatë dy javëve të fundit ka ndjekur një qasje të rrezikshme politike, transmeton “Bota sot”.
Postimi i plotë i tij në Facebook:
Votimi i këtij ligji nga LVV-ja lë përshtypjen se po pranohet Gjykata Speciale, gjë që është shumë e rëndë për çdo aktivist që ka kundërshtuar këtë gjykatë.
Ky ligj i dobët nuk e shfuqizon Gjykatën Speciale të krijuar nga PDK-ja.
Kjo është kostoja që VV po e paguan sot për tradhtitë e PDK-së së djeshme.
Por, a po vërehet ndonjë reflektim nga PDK-ja?
Nuk ka asgjë të tillë në horizont.
Përkundrazi, tash e dy javë ajo po zhvillon një lojë tepër të rrezikshme, si me qytetarët dhe kategoritë e luftës, ashtu edhe me faktorin ndërkombëtar.
