Lifestyle
Qofte shtëpie me fileto pule DIMAL

Të buta, të shijshme dhe plot aromë, qoftet e shtëpisë me fileto pule DIMAL janë një alternativë e lehtë dhe praktike për një vakt familjar.
Përbërësit:
Reklamë
500 gr fileto pule DIMAL
100 gr djathë kaçkavall
1 thelb hudhër
2–3 feta bukë
1 kokërr vezë
Pak nenexhik
Kripë dhe piper
1 lugë kafeje sodë buke
Përgatitja: Fileton e pulës e ziejmë dhe më pas e kalojmë në blender. E vendosim në një tas, ku shtojmë hudhrën e grirë imët, vezën, djathin kaçkavall të grirë, kripën dhe piperin. Në fund shtojmë bukën e njomur ose mund të përdorim galetë.
Kontrollojmë brumin që të jetë i butë, jo i fortë. E lëmë brumin të pushojë, në mënyrë që aromat të lidhen, dhe më pas i skuqim qoftet në vaj të nxehtë.
Vazhdo të lexosh
Reklamë




