Kodi i procedurës penale, eksperti ligjor Theo Byl: Në draft u lanë jashtë idetë që vështirësonin luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar
Viti akademik 2026–2027 ka nisur në universitetet shqiptare me rreth 20 mijë studentë që regjistrohen për herë të parë në arsimin e lartë.
Të dhënat e universiteteve tregojnë se interesi i të rinjve është përqendruar kryesisht te shëndetësia, teknologjia, ekonomia dhe inxhinieritë, ndërsa degët e mësuesisë vijojnë të kenë më pak kërkesa.
Universiteti i Elbasanit ka regjistruar rreth 1300 studentë të rinj, Durrësi rreth 1800, Shkodra 953, Vlora mbi 1500, ndërsa Gjirokastra rreth 500, pjesa tjetër i përket Tiranës.
Në disa prej universiteteve janë shtuar programe të reja dhe janë zgjeruar programet në gjuhën angleze dhe bashkëpunimet me universitete evropiane. Vlora dhe Durrësi raportojnë gjithashtu rritje të numrit të studentëve ndërkombëtarë.
Në nivelin e programeve më të kërkuara, spikasin Mjekësia dhe Infermieria, Teknologjia e Informacionit, Ekonomia, Inxhinieritë, Drejtësia dhe Sportet.
Universitetet po synojnë një lidhje më të drejtpërdrejtë mes studimeve dhe tregut të punës, përmes praktikave profesionale, programeve të reja dhe bashkëpunimeve me sektorin privat.
Megjithatë, krahas zhvillimit të ofertës akademike, mbeten sfida si akomodimi dhe transporti, veçanërisht për studentët që studiojnë larg qyteteve të tyre.
Në 8 tetor deri më 21 tetor, të rinjtë kanë hapësirë regjistrimi në raundin e tretë direkt në sekretaritë e Fakulteteve ku ka vende të lira, pavarësisht aplikimeve që kanë bërë në portalin u-albania.
Top Channel