Afera “Partizani”, Berisha sulmon sërish para SPAK-ut Altin Dumanin

5 Tetor 2026, 10:40Kronika TEMA
Afera “Partizani”, Berisha sulmon sërish para SPAK-ut Altin

Nga SPAK, aty ku duhet të paraqitet të hënën e parë dhe të tretë të çdo muaji, në zbatim të masës së sigurisë “Detyrim paraqitje”, kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha nuk harroi të lexonte mesazhin që la për ish-kreun e këtij institucioni, Altin Dumani.

“Të dashur qytetarë të pranishëm këtu dhe kudo ku ndiqni prononcimin tim. Shënimi që lashë është a ii zakonshmi, Altin Gjoka Troplini Hajri Dumanoi, se ky është me shumë mbiemra, armikut të egër të pluralizmit politik, drejtësia vonon, por nuk harron”, tha Berisha.

Berisha është marrë i pandehur për dosjen “Partizani”.

Të bashkëpandehur në proces janë dhëndri i Berishës, Jamarbër Malltezi, që sipas SPAK është përfituesi nga privatizimi i ish-kompleksit sportiv, Partizani, Fatmir Bektashi, që ndërtoi 17 pallate mbi këto troje dhe një notere.

Lini një Përgjigje