Seanca për ndryshimin e ligjit për Specialen, deputeti i PDK: Nuk lejojmë të komprometohet historia e Kosovës

5 Tetor 2026, 10:49Rajoni TEMA
Seanca për ndryshimin e ligjit për Specialen, deputeti i PDK: Nuk

Ka nisur seanca e Kuvendit të Kosovës ku pritet të shqyrtohet Projektligji për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara dhe Zyrën e Prokurorit të Specializuar.

Deputeti i PDK-së dhe propozuesi i projektligjit, Përparim Gruda, tha para Kuvendit se themelimi i Dhomave të Specializuara ishte i lidhur në thelb me pretendimet për trafikim organesh.

Sipas tij, proceset gjyqësore të zhvilluara në Hagë kanë treguar se nuk ka pasur trafikim organesh.

Gruda tha se ndryshimet e propozuara nuk ia heqin Speciales të drejtën për të vazhduar punën, por synojnë t’ia kufizojnë një pjesë të juridiksionit, përfshirë atë që lidhet me krimet e luftës.

Ai argumentoi se juridiksioni i paraparë fillimisht për Dhomat e Specializuara nuk synonte që ato të trajtonin raste që, sipas tij, nuk lidhen me pretendimet mbi të cilat u krijua gjykata.

Deputeti i PDK-së, Përparim Gruda, tha se akuzat që, sipas tij, synojnë ta paraqesin UÇK-në si ndërmarrje të përbashkët kriminale janë “re e zezë mbi Kosovën”.

“Ky Kuvend nuk duhet ta lejojë këtë”, tha Gruda gjatë prezantimit të projektligjit për ndryshimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara.

“Nuk mund të lejojmë të komprometohet historia e Kosovës dhe lufta jonë çlirimtare”, shtoi ai.

Lini një Përgjigje