Pas Eli Farës, një tjetër këngëtare zgjodhi të reagojë publikisht për çka i ka shkaktuar cenimi i privatësisë pas publikimit të videove në momente intime me kompozitorin Adrian Hila në dhomën e studios së tij muzikore. Këngëtarja Blerina Matraku shprehet në disa postime në rrjetet sociale, se është e shkatërruar dhe ndodhet në gjendje të rënduar psikologjike, e larguar nga shtëpia pas turpit që ndjen për tu dalë para edhe familjarëve.
“Të bësh një vajzë që mos ta shohë dot babain e saj në sy, ta bësh atë të iki nga shtëpia, e të humbë të vetmen gjë që ka mbetur në jetë, dinjitetin, ky është krim”, thotë ajo.
Ajo i kërkon falje, së pari publikut që është ndjerë i prekur nga kjo situatë, por edhe bashkëshortes dhe vajzave të kompozitorit.
“I kërkoj ndjesë për çdo lot apo dhimbje të shkaktuar”, thekson Matraku.
Në reagimin e saj, Blerina Matraku, jep një detaj të fortë, se Adi Hila e kishte gënjyer duke i thënë se ishte i divorcuar.
“Të kam mbivlerësuar e hiperbolizuar, por nuk ta fal. Do i lashë në këtë botë lotët e çdo gruaje apo vajze, lotët e çdo fëmijë, lotët e nënës sime, të gruas (për të cilën thoje jam i divorcuar), lotët e vajzave të tua. Do paguash lotët e mi që nuk ndalen, sepse ti nuk di të ndalesh, nuk ke kufij, ke kaluar çdo cak njerëzor e mbarë dimensional”, shkruan këngëtarja.
Ajo merr përgjegjësinë e saj duke theksuar se i ka dhënë besim kompozitorit, në momentet më vulnerabël të jetës së saj, por lutet që këto materiale të mos shpërndahen më. Autoriteteve i kërkon të zbulojnë se kush i bëri publike videot intime.
“Unë nuk kërcënoj njeri, do të paguajë ai që ka regjistruar dhe shpërndarë videot. E nëse e ka bërë personi në fjalë, do të paguajë për çdo lot. Me këtë le të merren autoritetet në mënyrë që të nxjerrin në pah se kush i ka regjistruar dhe shpërndarë videot”, thotë Matraku.
Në një reagim që tregon qartazi gjendjen e vështirë në të cilën ajo ndodhet e kryqëzuar në rrjetet sociale me kartën e moralit, aho thotë se nuk është këngëtare e studios së Adrian Hilës, dhe se për cdo këngë e projekt ka paguar duke bërë deri në 3 punë për të përballuar edhe jetesën në Tiranë.
“Jam këngëtarja e papaguar dhe e pavlerësuar me çmime, më e pambrojtur, e cila e ka gjetur punën me thonj, dy-tre punë të lodhshme”, shton ajo.
Në reagimin e parë, edhe këngëtarja Eli Fara foli për një marrëdhënie intime që ekspozua duke i cenuar privatësinë, duke rrëzuar me dëshminë e saj alibinë e gazetarit Elton Tozaj që i shpërndau materialet, se kishte qëllim denoncimin e shantazhit seksual ndaj artisteve. Vetëm dijenia se videot janë filmuar pa pëlqimin e artisteve, por megjithatë ai i shpërndau, përbën vepër penale.
Vetë kompozitori Adrian Hila u vu në hetim në gjendje dhe rëndohet penalisht vetëm për kamerat që kishte vendosur në dhomën e studios së tij, por gratë që ai kryente marrëdhënie nuk e dinin se po filmoheshin. Hetuesit po kërkojnë ende personin që i bëri ato publike për herë të parë.
Reagimi i plotë i Blerina Matarakut
Sot nuk dua të mbrohem, dua të kërkoj falje. I drejtohem së pari publikut, çdo individi, që është tronditur, lënduar apo ndjerë i prekur nga kjo situate. Ju kërkoj ndjesë me përulësi dhe vërtetësi. Ju lutem, për vetëm një minutë, hiqini nga mendja ato imazhe që nuk përfaqësojnë askënd por cenojnë gjithkënd, dhe shikoni përtej, një njeri, që po përballet me sfidën më të madhe e me më përgjegjësi shoqërore e jo vetëm, atë të moralit.
Nuk jam këtu për të justifikuar, jam këtu për të marrë përgjegjësinë time. Kërkoj ndjesë për besimin që dikujt i dhashë në momentet më vulnerabël të jetës sime, besim i cili mu përdor për arsye të paditura e të paidentifikuara ende.
I kërkoj ndjesë Klaudias dhe vajzave të saj, për çdo lot apo dhimbje të shkaktuar. Pavarësisht se më është dënuar në formën më çnjerëzore të mundshme privatësia ime, marr përgjegjësinë e veprimeve të mia, të cilat sikur t’i paguaja me jetë.
Jam thjesht një artiste e një profili të ulët, pa famë, çmime e suport, një grua e cila për fat të keq është përballur e vetme me sfidat e jetës e që I është dashur të buzëqesh me pretekstin që lotët në sy, ishin lot gëzimi. Sot ju lutem publikisht “mjaft”, mos shpërndani më. Gatimi kërkon përgjegjësi të cilën po e marr mbi supe dhe po e paguaj çnjerëzisht. Dhimbja kërkon respekt, mjaft ju lutem, jam njeri që më është cenuar privatësia.
Kërkoj nga autoritetet shtetërore të merren masa ligjore për secilin që ka përdhosur figurën e dikujt, të një fëmije, të një artisteje të pambrojtur. Shteti im I dashur, çështja ka marrë përmasa, dhe unë nuk jam më ajo Blerina që mund të punojë me mund 24/24. Imazhi im është përdhosur dhe unë nuk kam sy e faqe të dal përpara asnjë individi, para asnjë familjari, e para askujt. Ju lutem ndalni këtë gjë të shëmtuar, ku po godet njerëz të pafajshëm, familja ime është e gjunjëzuar dhe unë jam një njeri i kryqëzuar. Kjo gjë do të dënohet e le të ndiqet nga kompetencat ligjore. Më lini vetëm pak sa të marr veten, për të raportuar, apo proceduar. Ndjesë, situate është tragjike.
Të bësh një vajzë që mos ta shohë dot babain e saj në sy, ta bësh atë të iki nga shtëpia, e të humbë të vetmen gjë që ka mbetur në jetë, dinjitetin, ky është krim. Të kam mbivlerësuar e hiperbolizuar, por nuk ta fal, do i lash në këtë botë lotët e çdo gruaje apo vajze, o zot, lotët e çdo fëmijë, lotët e nënës sime, të Klaudinas (për të cilën thoje jam i divorcuar, lotët e vajzave të tua (ju lutem më falni sërish ju të fundit, se nuk e mbroj dot më këtë njeri). Do paguash lotët e mi që nuk ndalen, sepse ti nuk di të ndalesh, nuk ke kufij, ke kaluar çdo cak njerëzor e mbarë dimensional.
Unë nuk kam vuajtur kurrë për emër, nuk jam këngëtare e studios tënde, unë të kam paguar me gjak për çdo këngë e projekt, nuk jam pjesë e fondeve bashkiake apo të asnjë privilegji shtetëror, jam këngëtarja e papaguar dhe e pavlerësuar me çmime, më e pambrojtur, e cila e ka gjetur punën me thonj, dy-tre punë të lodhshme. Nëse njerëzit punojnë 8 orë, unë kam punuar 20 orë nëpër shërbim klienti (qofshin të nderuar) kam lënë sytë nëpër përkthime, duke kërkuar një punë të tretë rraskapitëse, për të përballuar jetën e Tiranës.
Unë nuk kërcënoj njeri, do të paguajë ai që ka regjistruar dhe shpërndarë videot. E nëse e ka bërë personi në fjalë, do të paguajë për çdo lot. Me këtë le të merren autoritetet në mënyrë që të nxjerrin në pah se kush i ka regjistruar dhe shpërndarë videot
-
Uroj qe ky plehra te denohet sikurse dhe te gjithe kycsat qe kane shpendare videot. Kjo sikurse dhe gjithe te tjerat te mis e rr… fare se cfare mendojne njerzit. Nuk kane faj gicat dhe grat por mistrat burra.
Përgjigju










Komente
Komento