Freard Rista Gazetar tek emisioni investigativ, ‘Piranjat; ka qenë i ftuar në emisionin e mëngjesit ‘Kafe Shqeto’ në Syri tv
Gjatë bisedës me moderatoren Greta Togani ai ka trajtuar çështjen e plagjiaturave të zyrtarëve të lartë të Rilindjes.
Greta Togani: Më trego gjithçka se si ndodhi që të shkonit në një tjetër ministre. Tek, zonja Kushi për diplomat dhe plagjiaturën?
Freard Rista: Denoncimet për plagjiaturë nuk janë bërë për herë të para nga Freardi, po themi apo nga ‘Piranjat’. Studiuesit, Vladimir Kola dhe Taulant Muka, kanë bërë punën e tyre mbi zbulimin e këtyre plagjiaturave, kryesisht tek personat që kanë funksione të rëndësishme publike. Sepse plagjiatura mund të kenë edhe qytetarët e thjeshtë që kanë marrë një disertacion apo për të zënë një vend pune që nuk është një funksion i lartë publik dhe nuk bën bujë, po themi. Ata janë fokusuar tek deputetët, ministrat, drejtorët në institucionet re rëndësishme.
Greta Togani: Me të drejtë.
Freard Rista: Me të drejtë sepse ata janë ligjvënës dhe kanë në dorë fatet e vendit, dmth të qytetarëve. Dhe kur persona të tillë kanë në dorë fatet tona dhe janë persona që marrin punën e dikujt tjetër dhe e paraqesin si punë të tyre. Pra plagjiatura në thelb është një fjalë që nuk kuptohet nga 100 për qind e masës dhe duket si fjalë e lehtë. Por edhe kopje është pak e butë, përse? Sepse kam parë shumë komente në videot që ne publikojmë për Evis Kushin, Taulant Ballën, Klodiana Spahiun. Komente te cilat janë, hë mo si bëni edhe ju se kopje është. Po ju nuk keni kopjuar në shkollë.
Dhe të tilla komente nuk i bëjnë thjesht qytetarë të zakonshëm
Greta Togani: Në fakt është vjedhje...
Freard Rista: Dhe të tilla komente nuk i bëjnë thjesht qytetarë të zakonshëm. Por edhe persona që kur ti i shikon se kush janë, kanë një emër e një mbiemër dhe janë dikush. Pse mund ta thonë?
Prandaj e them se kopja është fjalë e butë. Sepse nëse ne jemi dy studentë, nxënës në një bankë dhe unë shikoj diçka tek ty, e cila me ndihmon të bëj provimin tim, nuk është njësoj si me një ish ministre, një deputete e cila merr artikuj shkencorë të doktorëve të huaj, në vende të huaj dhe e parqet si punën e saj. Nuk është e njëjta gja pra. Nxënës që zgjat kokën e shef një rreth dhe e rrethon edhe ai. Nuk është e njëjta gjë, si mund të krahasosh një nxënës në klasë të shtatë me një ministre arsimi e cila ka në dorë jetët e njerëzve, të ardhmen.
E marrim shëndetësinë për shembull edhe arsimin. Vërtet punën e bëjnë mësuesit, e bëjnë doktorët ama ministrat vendosin për tenderat për politikat që do ndiqen, si në arsim, si në shëndetësi, kulturë kudo.
Kalojmë tek Evis Kushi. Zonja ka qenë pedagoge në universitet. Ka mbaruar tek Aleksander Xhuvani në Elbasan. Ka qenë dekane, ka qene ministre e arsimit. Tani si mund të jesh ti numri një i arsimit në Shqipëri, ndërkohë që ke një punim të kopjuar. Pra kur ke qenë pedagoge si ke patur sy e faqe ti thuash një studenti apo një nxënësi, hej ti mos kopjo se do të vë katër. Kur ti kopjon vet. Kjo është edhe për të qeshur dhe për të qarë...
© SYRI.net
Censura ndaj medias/ Berisha-gazetarëve: Mblidhuni dhe reagoni, Rama ka rikthyer modelin e Sigurimit të Shtetit
Berisha: Agasi-Hyseni kanë nisur të flasin…! Qëllimi i ndryshimeve ligjore, telefonat e Ramës, Lindës, Olsit...
Berisha: Padrino dyshohet se ka bërë marrëveshje me Dhomën e Avokatisë për të gjobitur sa më shumë qytetarët