Arbërie Nagavci, kryetare e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, deklaroi se debati i zhvilluar sot në Kuvend duhej të ishte zgjidhur që në vitin 2015. Sipas saj, atëherë duhej të tregohej më shumë largpamësi lidhur me pasojat e krijimit të Dhomave të Specializuara.
Të lidhura
None found
“Ne si LVV ishim kundër krijimit të Dhomave të Specializuara dhe kundër jemi edhe sot”, u shpreh Nagavci.
Ajo rikujtoi se ligji për themelimin e Speciales ishte miratuar nga shumica parlamentare e asaj kohe.
Nagavci theksoi se përmendja e këtij qëndrimi nuk bëhet për të krijuar ndasi, por tha se ky fakt nuk mund të anashkalohet. Ajo e vlerësoi si të vonuar reagimin, i cili vjen 11 vjet më pas.
Megjithatë, sipas saj, nëse partitë që në vitin 2015 votuan pro krijimit të Speciales tani kërkojnë ndryshimin e ligjit, Lëvizja Vetëvendosje do ta mbështesë këtë nismë.
