Hamza: Nuk po kërkojmë mbylljen e Gjykatës Speciale, por zbatimin e Kushtetutës së Kosovës

5 Tetor 2026 | 10:51

Kuvendi i Kosovës shqyrton sot ndryshimet në Ligjin për Dhomat e Specializuara, të propozuara nga PDK-ja.

Kryetari i PDK-së, Bedri Hamza, tha se ndryshimet në Ligjin për Dhomat e Specializuara janë një çështje që, sipas tij, “i tejkalon përmasat e një partie dhe mandatet e disa qeverive”.

“Është një çështje që ka të bëjë me historinë, të tashmen dhe të ardhmen e vendit tonë”, tha Hamza.

Sipas tij, vendimi për krijimin e Dhomave të Specializuara kishte qenë i rëndë, por se deputetët që e kishin mbështetur atë, kishin qenë të bindur se pretendimet për trafikim organesh nuk do të vërtetoheshin.

Sipas Hamzës, ajo që ai e quajti “devijim” të gjykatës nga ajo që ishte votuar në Kuvend, është çështje tjetër.

Ai kundërshtoi veçanërisht gjetjet për ndërmarrje të përbashkët kriminale, duke thënë se lufta e UÇK-së “ka qenë e drejtë, e pastër, luftë e popullit të Kosovës”.

“Ne nuk po kërkojmë të mos ketë drejtësi apo të mos gjykohet krimi. Nuk po e mbyllim gjykatën. Po kërkojmë mbikëqyrje, po kërkojmë zbatim të ligjeve dhe të Kushtetutës së Kosovës”, tha Hamza.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Nagavci: LVV-ja do t’i mbështesë ndryshimet në Ligjin për Specialen

Kuvendi i Kosovës shqyrton sot ndryshimet në Ligjin për Dhomat e Specializuara, të propozuara nga PDK-ja. Shefja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Arbërie Nagavci,...
10:38 | 05/10/2026

Nis seanca për ndryshimin e ligjit për Specialen, deputeti i PDK: Nuk lejojmë të komprometohet historia e Kosovës

Ka nisur seanca e Kuvendit të Kosovës ku pritet të shqyrtohet Projektligji për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara dhe Zyrën e...
10:29 | 05/10/2026

Kuvendi i Kosovës shqyrton ndryshimin e ligjit për Specialen, çfarë parashikon nisma e PDK-së

Kuvendi i Kosovës shqyrton sot ndryshimet në Ligjin për Dhomat e Specializuara, të propozuara nga PDK-ja. Nisma e PDK-së për ndryshimin e Ligjit për Dhomat...
10:06 | 05/10/2026