Protesta para Kuvendit të Kosovës është përshkallëzuar gjatë fjalimeve të deputetëve në seancën e jashtëzakonshme. Sipas raportimeve në media, protestuesit kanë hedhur mjete piroteknike në drejtim të objektit të Kuvendit.
Protesta është thirrur nga Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së, në mbështetje të ndryshimeve të propozuara në Ligjin për Dhomat e Specializuara dhe Zyrën e Prokurorit të Specializuar.
Ndërkohë, brenda Kuvendit po vijon seanca plenare, ku deputetët po shqyrtojnë projektligjin. Ky projektligj është miratuar më herët nga Komisioni për Legjislacion me nëntë vota për dhe asnjë kundër. Tensionet jashtë Kuvendit janë shtuar në momentin kur deputetët kanë nisur diskutimet në sallën plenare.

