“Ergys Agasi, Ermal Beqiri, Vlora Hyseni po e kuptojnë që Rama i ka shitur, ata kanë filluar të flasin”- Berisha: Lubi Balluku i tha se nga 6 mijë mesazhe, 4 mijë janë të tuat

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha nga SPAK ku u paraqit për masën e sigurisë tha se personat që Rama dikur u jepte garanci, tashmë kanë filluar të flasin.

Berisha teksa përmendi Ergys Agasin, Ermal Beqirin dhe Vlora Hysenin, persona që janë në hetim nga SPAK, deklaroi se Rama është treguar i pabesë, duke i lënë përballë drejtësisë.

Të lidhura

None found

Ndërsa i ndalur tek hetimet për Ballukun, Berisha tha se janë mesazhe të shumta që implikojnë kreun e qeverisë në afera korruptive.

“Tani çfarë ka ndodhur, Ergys Agasi, Ermal Beqiri, Vlora Hyseni po e kuptojnë që i ka shitur Rama. I pabesi, besë nuk ka. Pra ky i ka shitur dhe ata kanë filluar të flasin. Ata e kuptuan se njeriu që i kishte dhënë të gjitha garancitë i lëshoi në duart e policisë, ky për të zhvlerësuar qindra mesazhe që ka ky me Ron Yeffet, me Ermal Biqirn, Vlora Hysenin, për të çliruar veten nga këto, nga Lubia. Si i tha Lubia nga 6000 mije mesazhe, 4 mijë janë të tuajt i tha. Është e tëra për të shpëtuar Ramën nga provat që nuk mund ti zhvlerësojë kurrë”, tha Berisha.

Berisha komentoi edhe ndryshimet e fundit të propozuara nga Rama mbi Kodin e Procedurës Penale, që sipas tij bëhen për të shpëtuar kryeministrin nga provat ku ai implikohet.

Kreu i opozitës foli për një pakt të heshtur mes institucioneve të drejtësisë, kryeministrit dhe Dhomës së Avokatisë.

“A mundet tani të gjobitet çdo qytetar shqiptar që do ftohet për të bërë një sqarim, për një dëshmi duhet të paguajë edhe avokatin me vete. A është kjo një marrëveshje mes kupolës, kreut të meduzës dhe dhomës së avokatisë? Këtë nuk e di, por ka shumë dyshime. Kemi të bëjmë me një marrëveshje trelateralë, padrino, skap dhe dhomë avokatie. Duke dënuar më forcën më të madhe ligjin që shkatërron përfundimisht procesin e hetimit, e nxjerr atë jashtë standardeve të parimeve ndërkombëtare të hetimi. Dënoj me forcën më të madhe, heshtjen e këtij institucioni”, tha kreu i PD.


Shtuar më 5.10.2026 10:59

sultanbeyli escortjojobettipobetVaycasinoCasino welcome bonusjojobetjojobetesbetjojobetcasinoroyalkralbet girişKralbetjojobet girişJojobetjojobet girişKralbet girişKralbet girişbahsegelKralbetMarsbahiskingroyalsekabet girişsekabetjojobet girişbahsegelmarsbahis