Sport

Pas garës në Sepang, Alonso: Duhet të na japin një shpjegim!

Fernando bëri një garë fantastike në Sepang, ku rikuperoi shumë pozicione dhe e mbylli në vend të 8-të. Pas garës, piloti spanjoll nuk e humbi rastin për thumbuar anglezin Lewis Hamilton.

Episodi që shkaktoi polemika ishte problemi që pati piloti i Ferrari-t në xhiron e formatimit dhe vendimi i FIA-s që e lejoi 41-vjeçarin të nisej nga pozicioni që ai kishte dhe jo nga vendi i fundit.

Duhet të na japin një shpjegim, sepse këtë vit jam tërhequr në mes të garave dhe gara nuk është ndërprerë kurrë nga tërheqjet, tha Alonso.  Hamilton ishte jashtë piste dhe kishte jo pak stres. Mendoj se ka shumë teknologji dhe spektatorët nuk arrijnë ta kuptojnë.

FIA e shpjegoi kështu vendimin për të mos e ndëshkuar Hamilton-in:

Pati një gabim në software-in e ofruar nga ne për kushtet e pistës së lagësht. Nuk bëhet fjalë për një gabim nga skuadrat. Duhet t’i përditësojmë këto cilësime dhe software-in që u ofrojmë skuadrave.