
Kryedemokrati Sali Berisha u paraqit sot në SPAK për të zbatuar masën "detyrim paraqitje" të caktuar nga GJKKO lidhur me dosjen e aferës së privatizimit të ish-kompleksit Partizani.
Ashtu si në herët e tjera, edhe sot disa simpatizantë të kryedemokratit ishin mbledhur për ta pritur teksa mbërrinte në SPAK.
"Ai është zemra ime, nuk ka frikë nga asnjë"- dëgjohet të thotë një mbështetëse e Berishës ndërkohë që ish-kryeministri takonte simpatizantët para se të hynte në SPAK. Versus.al

