E hënë, 5 Tetor 2026 Mes'dritë Live deri në 12:00 Në vijim ora 12:00: Lajme Ora 12:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Sport

Pas çështjes së dokumentit fals, Xhaka gjen forcë te familja

Granit Xhaka po kalon një periudhë të vështirë, teksa mesfushori zviceran ka zgjedhur të qëndrojë pranë familjes dhe njerëzve të tij më të afërt.

33-vjeçari ndodhet në qendër të vëmendjes pas çështjes së certifikatës së vaksinimit kundër COVID-19.

Reklamë

Xhaka ka pranuar se gjatë vitit 2022 kishte siguruar një certifikatë të rreme vaksinimi, duke e cilësuar vendimin si një “gabim” dhe duke kërkuar falje publikisht.

Për këtë çështje, Prokuroria në Lucernë po zhvillon hetime dhe lojtari ka deklaruar se do të bashkëpunojë plotësisht me autoritetet.

Si pasojë e situatës, Xhaka është tërhequr nga grumbullimi i Zvicrës për ndeshjet e radhës të Ligës së Kombeve.

Tashmë, në këtë periudhë të vështirë, familja duket se është mbështetja e tij kryesore.

Futbolli mund të presë, familja është gjithmonë aty.

Vazhdo të lexosh

Reklamë

Lini një koment

Me respekt — komentet moderohen nga redaksia.
Nuk publikohet kurrë.