Me 91 vota pro, Kuvendi i Kosovës miraton projektligjin për Dhomat e Specializuara
Kuvendi i Kosovës ka miratuar në lexim të parë projektligjin e propozuar nga Partia Demokratike e Kosovës për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara dhe Zyrën e Prokurorit të Specializuar.
Projektligji u miratua me 91 vota pro, asnjë kundër dhe asnjë abstenim.
Nisma e PDK-së kishte kaluar më herët në Komisionin për Legjislacion, i cili e kishte përkrahur në parim projektligjin me votë unanime.
Ndryshimet e propozuara lidhen me Ligjin për Dhomat e Specializuara dhe Zyrën e Prokurorit të Specializuar në Hagë.
Pas miratimit në lexim të parë, projektligji kalon për shqyrtim në komisionet përkatëse. Komisionet e shqyrtojnë atë nen për nen, mund të propozojnë amendamente dhe përgatisin raportin me rekomandime për Kuvendin.
Në leximin e dytë, projektligji rikthehet në seancë plenare së bashku me amendamentet dhe raportin e komisionit. Në këtë fazë bëhet shqyrtimi i detajuar dhe votohet për miratimin e projektligjit.
Sipas Rregullores së Kuvendit, në leximin e dytë nuk mund të propozohen amendamente të reja në seancë.
Projektligji u dorëzua nga PDK-ja pak ditë pas aktgjykimit të Dhomave të Specializuara në Hagë ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Më 16 shtator, Hashim Thaçi dhe Jakup Krasniqi u dënuan me nga 25 vjet burgim, Kadri Veseli me 18 vjet dhe Rexhep Selimi me 13 vjet, për krime lufte. Të katër u shpallën të pafajshëm për krime kundër njerëzimit. Ekipet mbrojtëse kanë paralajmëruar se do ta apelojnë verdiktin për akuzat për krime lufte.
Ligji për Specialen, Kurti: Ndryshimet janë të ngutshme, por do t’i mbështesim
Hamza: Nuk po kërkojmë mbylljen e Gjykatës Speciale, por zbatimin e Kushtetutës së Kosovës
Nagavci: LVV-ja do t’i mbështesë ndryshimet në Ligjin për Specialen
- 11:25 Dy deputetë të PS i thonë jo hartës së re territoriale, Braçe dhe Sinaj votuan kundër shkrirjes së 15 bashkive
- 11:01 Ligji për Specialen, Kurti: Ndryshimet janë të ngutshme, por do t’i mbështesim
- 10:51 Hamza: Nuk po kërkojmë mbylljen e Gjykatës Speciale, por zbatimin e Kushtetutës së Kosovës
- 10:47 Berisha flet pas daljes nga SPAK: Kishin mbushur korridorin me dosje
- 10:38 Nagavci: LVV-ja do t’i mbështesë ndryshimet në Ligjin për Specialen
- 10:36 Reforma territoriale shqyrtohet në komision, mblidhen protestuesit tek Kuvendi