“Portokalli” kthehet me Agron Llakajn, nis spektakli më i dashur i humorit për shqiptarët, ja ku mund ta ndiqni LIVE
Pas publikimit dhe shpërndarjes në rrjet të videove intime që pretendohet se përfshijnë artisten Blerina Matraku dhe Adi Hilën, ka ardhur edhe reagimi i parë publik i Matrakut.
Në një deklaratë të gjatë në rrjetet sociale, ajo kërkon ndjesë për veprimet e saj, por njëkohësisht dënon cenimin e privatësisë dhe u bën apel njerëzve që të mos vijojnë me shpërndarjen e materialeve.
“Mjaft, mos shpërndani më”, është thirrja e saj drejtuar publikut, ndërsa thekson se, pavarësisht përgjegjësisë që merr për veprimet e saj, ajo po përballet me një situatë ku privatësia e saj është cenuar rëndë. Matraku shprehet se nuk kërkon të justifikohet, por të marrë përgjegjësinë dhe kërkon respekt për dhimbjen që po përjeton.

Reagimi i plotë:
Sot nuk dua te mbrohem, dua te kerkoj falje.
I drejtohem se pari publikut, ç’do individi, qe eshte tronditur lenduar apo ndjere i prekur nga kjo situate…
Ju kerkoj ndiese me perulesi dhe vertetesi.
Ju lutem, per vetem nje minute, hiqini nga mendja ato imazhe qe nuk perfaqesojne askend por cenojne gjithkend, dhe shikoni pertej, nje njeri, qe po perballet me sfiden me te madhe e me me pergjegjesi shoqerore e jo vetem, ate te moralit.
Nuk jam ketu per te justifikuar, jam ketu per te marre pergjegjesine time. Kerkoj ndjese, per besimin, qe dikujt i dhashe ne momentet me vulnerabel te jetes sime, besim i cili mu perdor per arsye te paditura e te paidentifikuara ende.
I kerkoj ndjese Klaudias dhe vajzave te saj, per ç’do lot apo dhimbje te shkaktuar, fje qe do paguhet me drejtesi hyjnore,
Pamvaresisht se me eshte cenuar ne formen me çnjerezore te mundshme privatesia ime, marr pergjegjesine e veprimeve te mia te cilat, sikur ti paguaja me jete.
Jam thjesht nje artiste e nje profili te ulet artistik,pa fame, çmime e suport, nje grua e cila per fat te keq eshte perballur e vetme me sfidat e jetes e qe i eshte dashur te buzeqeshe me preteksin qe lotet ne sy, ishin lot gezimi…
Sot ju lutem publikisht, “Mjaft,”
Mos shperndani me…
Gabimi kerkon pergjegjesi, te cilen po e marr mbi supe dhe po e paguaj ç’njerezisht.
Dhimbja kerkon rrespekt.
Mjaft ju lutem.
Jam njeri, qe me eshte cenuar privatesia…
Perulesisht
Blerina Matraku
Shpresoj ta percjell mesazhin, sepse eshte shume veshtire te kap fillin ne keto momente.



Top Channel