• Kontakt
Monday, October 5, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

“Për një Shqipëri normale”, mblidhet Forumi i Dialogut Politik për daljen nga kriza 36-vjeçare

11:14 : 05/10/2026
në AKTUALITET, POLITIKE

Lexo edhe:

“Finlanda të bën të luash keq”, Maran shpjegon zgjedhjet: Ja pse nuk luan Kerjota! Pilo dhe Mitaj mund të aktivizohen vetëm…

OECD: Shqipëria me humbjet më të larta të energjisë në rajon, rrjeti mbetet joefikas dhe i kushtueshëm

Sot është mbledhur Forumi i Dialogut Politik,  një tryezë e përbashkët me intelektualë, ekspertë dhe përfaqësues të jetës publike, të cilët janëmblecdhur për të diskutuar një prej pyetjeve themelore të Shqipërisë së sotme: pse vendi ende nuk funksionon si një demokraci normale dhe çfarë duhet bërë për të dalë nga kriza e gjatë e tranzicionit 36-vjeçar?

Diskutimi u përqendrua te nevoja për një vizion të ri politik dhe institucional, i cili nuk kufizohet vetëm te problemet e përditshme të qytetarëve, por kërkon të prekë shkaqet e thella që, sipas pjesëmarrësve, kanë prodhuar krizën e vazhdueshme politike, institucionale dhe ekonomike.

Në qendër të forumit ishte ideja e ndërtimit të një “Shqipërie normale”, ku institucionet funksionojnë, pushtetet janë të ndara dhe kontrollojnë njëri-tjetrin, ekonomia është e lirë nga ndërhyrjet politike dhe qytetari është realisht i barabartë përpara ligjit.

Çfarë do të thotë një “Shqipëri normale”?

Sipas platformës së diskutuar në forum, Shqipëria normale është një vend:

ku pushtetet janë të ndara dhe kontrollojnë njëri-tjetrin;

ku autoritarizmi parandalohet nga struktura të forta ligjore dhe institucionale;

ku ekonomia nuk varet nga politika dhe sipërmarrja private mbrohet nga arbitrariteti;

ku ekonomia prodhon dhe nuk mbytet nga paratë e drogës dhe ekonomia informale;

ku qytetarët janë të barabartë përpara ligjit;

ku prona private është e shenjtë dhe e garantuar;

ku drejtësia është e shpejtë, e drejtë dhe e barabartë për të gjithë;

ku qytetarët mund të ndërtojnë një jetë dinjitoze pa e parë emigracionin si të vetmen alternativë;

ku arsimi, shëndetësia dhe shërbimet publike ofrojnë cilësi dhe garanci.

Platforma mbështetet mbi dy parime themelore: çlirimin e shtetit nga partia dhe çlirimin e ekonomisë nga politika.

Nga problemet e përditshme te shkaqet e krizës

Në forum u evidentuan dy nivele të problemeve me të cilat përballet vendi.

Në nivelin e parë janë problemet që prekin drejtpërdrejt qytetarët: rritja e çmimeve dhe kostoja e jetesës, pagat dhe pensionet e pamjaftueshme, largimi i të rinjve, korrupsioni, drejtësia e perceptuar si e padrejtë, dobësitë në arsim dhe shëndetësi, mungesa e mundësive dhe pasiguria për të ardhmen.

Në nivelin e dytë vendosen shkaqet strukturore të këtyre problemeve. Në dokumentin e diskutuar argumentohet se përqendrimi i pushteteve, dobësimi i mekanizmave të kontrollit dhe krijimi i një marrëdhënieje të varur mes politikës dhe ekonomisë kanë prodhuar një sistem ku qytetari mbetet shpesh i pambrojtur përballë shtetit.

Ndër problemet kryesore të evidentuara janë bllokimi i veprimtarisë së opozitës, arbitrariteti dhe abuzimi administrativ, ndërhyrja politike në ekonomi dhe përdorimi i shtetit në funksion të interesave private, klienteliste dhe të krimit të organizuar.

Prona, taksat dhe administrata

Një kapitull i rëndësishëm i diskutimit lidhet me çështjen e pronës, përfshirë legalizimin dhe zgjidhjen e problematikave të pronësisë, veçanërisht në zonat e Veriut dhe në zonat bregdetare të Jugut.

Sipas platformës, prona duhet të mbrohet nga praktika dhe ligje që mund të krijojnë avantazhe për investitorët e mbështetur nga qeveria në raport me pronarët.

Në planin ekonomik propozohet një sistem tatimor i ulët, i thjeshtë, i qëndrueshëm dhe nxitës për zhvillimin, duke marrë parasysh edhe konkurrencën fiskale me vendet e rajonit.

Një tjetër objektiv është reduktimi i fortë i administratës civile, ulja e shpenzimeve të panevojshme dhe orientimi i fondeve publike drejt shërbimeve që prekin drejtpërdrejt qytetarët.

Fund monopoleve dhe transparencë për pasuritë publike

Platforma kërkon gjithashtu zhdukjen e monopoleve të krijuara nga qeveria.

Në rastet kur monopolet teknike janë të pashmangshme, si në sektorë të caktuar të shfrytëzimit të pasurive natyrore, kërkohen konkurrencë, transparencë dhe kontroll publik, si dhe garantimi i një përfitimi të drejtë për komunitetet vendore dhe shtetin.

Në fokus është edhe rishikimi i kontratave PPP, veçanërisht atyre që privilegjojnë privatin dhe garantojnë fitime në të ardhmen. Dokumenti propozon që të mos ketë më kontrata me fitim të garantuar nga shteti për periudha të gjata.

Kliko linkun për programin e plotë 

Forumi_Dialogut_Shqiperia_Normale

Etiketa: arsimicmimet e lartaForumi politikintelektualekostoja e jetesesqerajaShqiperia

Lajme të lidhura

SPORT

“Finlanda të bën të luash keq”, Maran shpjegon zgjedhjet: Ja pse nuk luan Kerjota! Pilo dhe Mitaj mund të aktivizohen vetëm…

14:30 : 02/10/2026
AKTUALITET

OECD: Shqipëria me humbjet më të larta të energjisë në rajon, rrjeti mbetet joefikas dhe i kushtueshëm

09:15 : 02/10/2026
SPORT

Stadiumi i San Marinos do ‘vishet’ kuqezi, shqiptarë blejnë biletat e vendësve

16:21 : 29/09/2026
SPORT

Shqipëria bën detyrën në startin e Ligës së Kombeve, fitore 2-0 ndaj Bjellorusisë

22:47 : 26/09/2026
SPORT

Shqipëri-Bjellorusi/ Ernest Muçi dyfishon shifrat, mbyllet pjesa e parë në “Air Albania”

21:44 : 26/09/2026
AKTUALITET

Protesta mbërrin te Kombëtarja, tifozët hapin parulla: Shqipëria nuk shitet! (Video)

21:10 : 26/09/2026
Para

Protestë në Universitetin e Durrësit, policia largon studentët para takimit me Ramën

TË GJITHA

Dy deputetë të PS i thonë jo hartës së re territoriale, ja kush votoi kundër shkrirjes së 15 bashkive!

11:42 : 05/10/2026

U shfaq në videot intime me Adrian Hilën, këngëtarja: Nuk shoh dot babanë në sy, ika nga shtëpia

11:33 : 05/10/2026

Dënimi i ish krerëve të UÇK-së, Kuvendi i Kosovës miraton në parim ndryshimet për Gjykatën Speciale

11:27 : 05/10/2026

Protestë në Universitetin e Durrësit, policia largon studentët para takimit me Ramën

11:19 : 05/10/2026

“Për një Shqipëri normale”, mblidhet Forumi i Dialogut Politik për daljen nga kriza 36-vjeçare

11:14 : 05/10/2026

Reforma Territoriale/ Banorët e Divjakës protestë te “Ligjet”, kundërshtojnë shkrirjen e bashkisë

11:03 : 05/10/2026

Sot në ‘lupën’ e SPAK për trafik armësh, sa para ka fituar Timak Defence nga Buxheti i Shtetit

10:59 : 05/10/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com