E hënë, 5 Tetor 2026 Mes'dritë Live deri në 12:00 Në vijim ora 12:00: Lajme Ora 12:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Bota

Vietnam/ Arrestohen 12 burra, dyshohet se vodhën 2,700 mace për t’i shitur për mish

12 burra janë arrestuar në Vietnam, të dyshuar se kanë vjedhur rreth 2,700 mace për t’i shitur për mish. Sipas policisë dhe mediave shtetërore, grupi vepronte gjatë natës, duke hyrë në zona të banuara me motoçikleta dhe duke kapur macet e banorëve.

Të dyshuarit, të cilët janë arrestuar për vjedhje, kanë pranuar se kishin vjedhur dhe transportuar rreth 2,700 mace të racave të ndryshme.

Reklamë

Ata vepronin kryesisht nga ora 23:00 deri në 04:00, në grupe të vogla. Në operacionet e policisë në qytetin Ho Chi Minh u sekuestruan kurthe për mace, peshore dhe pajisje për heqjen e lëkurës.

Rrjeti ishte goditur edhe në korrik, kur policia sekuestroi 50 mace të gjalla, 55 kurthe, dy peshore dhe dy pajisje për heqjen e lëkurës.

Konsumimi i mishit të qenit dhe maces është i ligjshëm në Vietnam, megjithëse shitësit duhet të kenë dokumente që vërtetojnë origjinën e kafshëve. Sipas raportimeve të mediave, macet e vjedhura mund t’u shiten restoranteve për të paktën 2.4 euro për kilogram.

Vazhdo të lexosh

Reklamë

Lini një koment

Me respekt — komentet moderohen nga redaksia.
Nuk publikohet kurrë.