A u takua me kryeministrin Rama në Rinas? Përgjigjet Berisha

Politikë

A u takua me kryeministrin Rama në Rinas? Përgjigjet Berisha
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha u pyet nga gazetarët në lidhje me spekulimet që kanë qarkulluar se është takuar me kryeministrin Edi Rama disa ditë më parë në Aeroportin e Rinasit, teksa ai po nisej për në Strasburg, ndërsa shefi i qeverisë u kthye nga Shtetet e Bashkuara.

Në prononcimin për gazetarët, pas daljes nga SPAK, ku ishte për masën “detyrim paraqitje”, kryedemokrati mohoi takimin, duke thënë se “a mund ta imagjinojë kush të takoj një njeri që nuk e takon njeri”.

“Unë po shkoja në Strasburg, kur pata takime të shkëlqyera. Ai i kthye nga Amerika ku u takua me Taulant Ballën. A mund të imagjinojë kush të takoj një njeri që nuk e takon njeri. Kurrën e kurrës. As nuk denjoj t’ia hedh shikimin.”, tha Berisha.

Pretendimi se Rama dhe Berisha kanë zhvilluar një takim në Aeroportin e Rinas u bë nga ish deputeti demokrat Ervin Salianji.

ME TE LEXUARAT