Kuvendi i Kosovës ka miratuar në parim projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara dhe Zyrën e Prokurorit të Specializuar.

Projektligji kaloi pas shqyrtimit dhe debatit në seancën e jashtëzakonshme të Kuvendit, duke i hapur rrugë vijimit të procedurave parlamentare për shqyrtimin e tij.

Nisma është mbështetur nga 91 deputetët që morën pjesë në votim, ndërsa më herët projektligji ishte miratuar edhe në Komisionin për Legjislacion.

Jashtë Kuvendit vijon protesta e veteranëve të UÇK-së dhe mbështetësve të nismës, e cila gjatë seancës është shoqëruar edhe me tensione dhe hedhje të mjeteve piroteknike.

Top Channel