Në seancën e sotme parlamentare, Kuvendi i Kosovës ka miratuar në parim Projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara, që ishte dhe pika kryesore e rendit të ditës së sotme.
Projektligji në fjalë u përkrah në parim unanimisht nga Komisioni për Legjislacion, ku morën pjesë 91 deputetë të cilët votuan të gjithë pro.
Ndërkohë në ambientet e jashtme të Kuvendit, situata paraqitet goxha e tensionuar, pasi raportohet se qytetarët po hedhin mjete piroteknike.
Njëherazi protestuesit bëjnë thirrje në mbështetje të UÇK-së, ndërsa mbajnë në duar flamuj kuqezi dhe pankarta me mesazhe të ndryshme.
Kujtojmë se nisma për ndryshimin e ligjit u dorëzua nga Partia Demokratike e Kosovës më 21 shtator, ndërsa më 2 tetor, qeveria dha dritë jeshile për të duke theksuar se nuk ka pengesa për procedimin e tij në Kuvend.
