web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Censura ndaj medias/ Rama ka rikthyer modelin e Sigurimit të Shtetit

5 Tetor 2026, 11:19, Aktualitet CNA

Censura ndaj medias/ Rama ka rikthyer modelin e Sigurimit të Shtetit

Kreu i PD-së, Sali Berisha, ka deklaruar para SPAK-ut se ndryshimet në Kodin e Procedurës Penale të propozuara nga kryeministri Edi Rama janë një diktaturë e vërtetë që cenon median.

Kryedemokrati është shprehur se Rama ka rikthyer modelin e Sigurimit të Shtetit.

Berisha u ka bërë thirrje gazetarëve të mblidhen me urgjencë dhe të reagojnë ndaj këtyre ligjeve, të cilat vendosin censurë të rrezikshme ndaj tyre.

“Diktaturë e vërtetë, e hapur. Vetëm në diktaturë, vetëm dosjet e Sigurimit të Shtetit, dhe jo të gjykatave, sepse gjyqet i bënin publike kundër armiqve, por dosjet e Sigurimit të Shtetit ishin top-sekret. Ka marrë krejtësisht modelin e vjetër. Ka marrë modelin e diktaturës, është vendosje e diktaturës dhe unë ftoj gazetarët të mblidhen me urgjencë e të reagojnë ndaj këtyre ligjeve, të cilat, e vërteta është, vendosin censurë të rrezikshme ndaj tyre!”, ka deklaruar Berisha./ CNA





Lajmet e fundit nga