Raportet mes numrit 1 kuqezi edhe “Roc Nation”, agjensisë që menaxhon brazilianin mund të ndihmojnë në arritjen e një marrëveshjeje.
Endrick ka nevojë të luajë. Sulmuesi brazilian shënoi më shumë gola për 6 muaj te Lioni, ku ishte i huazuar, se për dy vite e gjysmë te Real Madrid. Ai nuk po gjen hapësirë te “Los Blancos” dhe tani është Milani që kërkon të ndryshojë situatën e lojtarit. Merkatoja e dimrit duket se ka nisur që tani.
Klubi kuqezi e kërkoi në fund të gushtit, por Mourinho vendosi ta mbante sulmuesin. Por hierarkitë në sulmin e Realit nuk kanë ndryshuar, me Vinicius, Mbappé, Diaz e Diomande që duhen kaluar në radhë. Edhe qëndrimi i klubit madrilen nuk ka ndryshuar: nëse dikush kërkon Endrick, mund ta marrë vetëm në huazim.
Një formulë kjo që e lejon Milanin ta ketë 5 muaj falas, pastaj ku i duhet. Te kuqezinjtë do të lunate në mbështetje të Ramos, dyshe me Pulisic. Por mund të bëjë edhe qendërsulmuesin, apo sulmuesin e dytë.
Ndërmjetësimi mes Milanit dhe Realit do të lehtësohej nga raportet mes pronarit të klubit kuqezi Cardinale dhe agjensisë që kujdeset për Endrick, “Roc Nation Sports”, një perandori e këtij sektori, e themeluar nga reperi Jay-Z. Kjo kompani ka zgjedhur të kujdeset për interest e lojtarëve të nivelit të lartë.
Milan dhe Real Madrid janë dy klube historikisht miq, kështu që mund të bien dakord më shpejt. Miratimi i Endrick për të kaluar në “San Siro” duket i sigurt dhe në dimër ka shanse reale që braziliani të veshë fanellën kuqezi.
Lini një Përgjigje