Kuvendi i Kosovës u mblodh sot në seancë të jashtëzakonshme plenare, e cila nis në orën 9:00, me 22 pika në rendin e ditës. Në fokus të diskutimeve ishte ndryshimi dhe plotësimi i Ligjit për Dhomat e Specializuara dhe Zyrën e Prokurorit të Specializuar. Përpara Kuvendit pritet të zhvillohet edhe një protestë e thirrur nga Organizata e Veteranëve të Luftës, e cila kërkon miratimin e projektligjit për ndryshimin e këtij ligji. Siç raporton gazetarja e Top Channel, Leonita Bajrami, protestuesit kanë qëndruar gjatë natës përballë ndërtesës së Kuvendit.