Doli në video-t e Adi Hilës, këngëtarja kërkon falje: Më the jam i divorcuar, do ta paguash. Kam ikur nga shtëpia
Artistja Blerina Matraku ka reaguar publikisht pas situatës me videot e Adi Hilës që ka shkaktuar reagime të shumta në opinionin publik, duke kërkuar falje dhe duke marrë përsipër përgjegjësinë për veprimet e saj. Në një deklaratë të gjatë, Matraku iu drejtohet fillimisht të gjithë personave që janë ndjerë të lënduar apo të prekur nga situata.
“Sot nuk dua të mbrohem, dua të kërkoj falje”, shkruan ajo, duke shtuar se kërkon ndjesë “me përulësi dhe vërtetësi”. Matraku shprehet se nuk synon të justifikojë veprimet e saj, por të marrë përgjegjësinë, ndërsa pretendon se besimi që ajo kishte dhënë në momente vulnerabël të jetës së saj është përdorur për arsye që, sipas saj, ende nuk i di dhe nuk i ka të identifikuara.
Ajo i kërkon ndjesë publikisht edhe Klaudias dhe vajzave të saj, për çdo dhimbje apo lot që mund t’u jetë shkaktuar. “Pavarësisht se më është cenuar në formën më çnjerëzore të mundshme privatësia ime, marr përgjegjësinë e veprimeve të mia”, shprehet artistja. Në deklaratën e saj, Matraku ndalet edhe te cenimi i privatësisë, duke kërkuar nga publiku që të mos vijojë shpërndarjen e materialeve që lidhen me situatën.
“Sot ju lutem publikisht, ‘Mjaft’. Mos shpërndani më”, apelon ajo. Në fund të reagimit, Blerina Matraku kërkon respekt dhe mirëkuptim, duke theksuar se pas gjithë situatës është një njeri, privatësia e të cilit, sipas saj, është cenuar rëndë. “Dhimbja kërkon respekt. Mjaft, ju lutem. Jam njeri, që më është cenuar privatësia”, përfundon deklaratën e saj.
Postimi i plotë
Sot nuk dua të mbrohem, dua të kërkoj falje.
I drejtohem së pari publikut, ç’do individi, që është tronditur lënduar apo ndjerë i prekur nga kjo situatë…
Ju kërkoj ndjesë me përulësi dhe vërtetësi.
Ju lutem, për vetëm një minutë, hiqini nga mendja ato imazhe që nuk përfaqësojnë askënd por cenojnë gjithkënd, dhe shikoni përtej, një njeri, që po përballet me sfidën më të madhe e me më përgjegjësi shoqërore e jo vetëm, atë të moralit.
Nuk jam këtu për të justifikuar, jam këtu për të marrë përgjegjësinë time. Kërkoj ndjesë, për besimin, që dikujt i dhashë në momentet më vulnerabël të jetës sime, besim i cili mu përdor për arsye të paditura e të paidentifikuara ende.
I kërkoj ndjesë Klaudias dhe vajzave të saj, për ç’do lot apo dhimbje të shkaktuar, fje që do paguhet me drejtësi hyjnore.
Pamvarësisht se më është cenuar në formën më çnjerëzore të mundshme privatësia ime, marr përgjegjësinë e veprimeve të mia të cilat, sikur ti paguaja me jetë. Jam thjesht një artiste e një profili të ulët artistik ,pa famë, çmime e suport, një grua e cila për fat të keq është përballur e vetme me sfidat e jetës e që i është dashur të buzëqeshë me preteksin që lotët në sy, ishin lot gëzimi…
Sot ju lutem publikisht, “Mjaft,” Mos shpërndani më… Gabimi kërkon përgjegjësi, të cilën po e marr mbi supe dhe po e paguaj ç’njerëzisht. Dhimbja kërkon rrespekt. Mjaft ju lutem. Jam njeri, që më është cenuar privatësia…
Përulësisht
Blerina Matraku




