Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

“Më thoshe jam i divorcuar, ndjesë po nuk e mbroj dot këtë njeri! Kam ikur nga shtëpia", këngëtarja akuzon kompozitorin Hila: Do ta denoncoj

Shkruar nga Newsbomb
“Më thoshe jam i divorcuar, ndjesë po nuk e mbroj dot
 

Këngëtarja Blerina Matraku ka reaguar së fundmi në rrjetet sociale pas publikimit dhe shpërndarjes së videove intime, në të cilat shfaqet së bashku me kompozitorin Adi Hila. Përmes një reagimi të gjatë në Instagram, ajo ka ngritur akuza të forta, duke kërkuar ndërhyrjen e autoriteteve.

Në reagim e bërë së fundmi ajo shprehet se shpërndarja e videove ka ndikuar rëndë tek familja e saj, duke theksuar se i është cënuar imazhi dhe dinjiteti.

“Të bësh një vajzë që të mos e shohë dot babain e saj në sy, ta bësh atë të ikë nga shtëpia e të humbasë të vetmen gjë që ka mbetur në jetë, “dinjitetin”, ky është KRIM,” shprehet ajo.

Gjithashtu ajo shprehet se ndihet e pambrojtur dhe thekson se ka punuar për të përballur jetën dhe se nuk përfituar nga privilegje shtetërore apo fonde publike.

“Unë nuk kam vuajtur kurrë për emër, nuk jam këngëtarja e studios tënde, unë të kam paguar me gjak për çdo këngë e projekt, nuk jam pjesë e fondeve bashkiake apo të asnjë privilegji shtetëror. Jam këngëtarja e papaguar dhe e pavlerësuar me çmime, më e pambrojtura, e cila e ka gjetur punën me thonj, dy-tre punë të lodhshme,” thekson ajo në postim.

Gjatë reagimit të saj artistja bën me dije se e dinte se Adi dhe Klaudia kanë qenë të divorcuar, një informacion të cilin e ka mësuar nga vetë kompozitori. 

Po ashtu ajo ka bërë edhe ditën e djeshme një postim në Instagram, ku ka kërkuar ndjesë për dhimbjen, që sipas saj, është shkaktuar disa personave nga kjo situatë.

“Sot nuk dua të mbrohem, dua të kërkoj falje. I drejtohem së pari publikut, çdo individi që është tronditur, lënduar apo ndier i prekur nga kjo situatë. Ju kërkoj ndjesë me përulësi dhe vërtetësi”, shkruan ajo.

Gjithashtu ajo në postim shprehet se privatësia e saj është cënuar në mënyrë “çnjerëzore”, duke theksuar se besimi që kishte dhënë në momente më vulnerabël të jetës së saj i është përdorur për arsyeje ende të paqarta.

“Nuk jam këtu për të justifikuar, jam këtu për të marrë përgjegjësinë time. Kërkoj ndjesë për besimin që dikujt i dhashë në momentet më vulnerabël të jetës sime, besim i cili u përdor për arsye të paditura e të paidentifikuara ende,” thekson Matraku.

Në reagim Matraku i ka kërkuar falje bashkëshortes së Adi Hilës, Klaudias dhe vajzave të saj për dhimbjen që mund t’u jetë shkaktuar.

“I kërkoj ndjesë Klaudias dhe vajzave të saj për çdo lot apo dhimbje të shkaktuar, faj që do të paguhet me drejtësi hyjnore,” shkruan ajo.

 

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese