Dënimi i ish krerëve të UÇK-së, Kuvendi i Kosovës miraton në parim ndryshimet për Gjykatën Speciale

Dënimi i ish krerëve të UÇK-së, Kuvendi i Kosovës miraton në parim ndryshimet për Gjykatën Speciale

11:16, 05/10/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Kuvendi i Ksovoës ka miratuar me 91 vota pro në parim projektligjin për ndryshimet në Gjykatën Speciale të Hagës.

Në votim morën pjesë 91 deputetë. Të gjithë votuan në favor të projektligjit, pa asnjë votë kundër dhe asnjë abstenim.

Projektligji tani duhet të shqyrtohet nen për nen në komisionin përgjegjës, ku mund të propozohen edhe amendamente. Pas kësaj, projektligji duhet të rikthehet në Kuvend për votimin përfundimtar.

Rregullorja e Kuvendit të Kosovës lejon që, në rrethana të caktuara, të shmangen afatet e zakonshme procedurale, nëse këtë e propozojnë së paku 6 deputetë dhe e mbështesin dy të tretat e deputetëve të pranishëm.

Kryeministri Albin Kurti, në fjalën e tij përpara votimit, tha se për UÇK-në nuk mund të ketë gjyq, ndërsa shtoi se lëvizjet për ndryshimin e ligjit janë të nxituara por do t’i mbështesin.

Ai shtoi se rruga për të kundërshtuar aktgjykimin ndaj ish-krerëve të UÇK-së është procesi i Apelit.

“Adresa e fitores është apeli”, tha Kurti.

Sipas tij, për këtë nevojitet “organizim dhe strategji shtetërore e kombëtare”, e cila nuk duhet të jetë partiake.

“Nuk ndihmojnë veprimet pa strategji”, tha Kurti.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco