web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

I dënuar për krim seksual/ Ekstradohet nga Brazili 67-vjeçari i kapur nga Policia Federale në João Pessoa

5 Tetor 2026, 11:26, Kronika CNA

I dënuar për krim seksual/ Ekstradohet nga Brazili 67-vjeçari i

Artef Leka është ekstraduar nga Brazili drejt Shqipërisë. Leka do të kryejë dënimin e dhënë nga Gjykata e Shkodrës për veprën penale “marrëdhënie seksuale me dhunë me të mitur, mbetur në tentativë”.

Policia Federale arrestoi në João Pessoa, në shtetin Paraíba, shqiptarin 65-vjeçar të dënuar me 26 vite burg për krim seksual.

Shqiptari u lokalizua nga Policia Federale braziliane dhe u arrestua në banesën e tij në një pallat rezidencial në Manaíra.

Leka ishte shpallur në kërkim nga Policia e Shkodrës që në dhjetor 2021. Pas arrestimit në Brazil në tetor 2024, procedurat e ekstradimit zgjatën rreth dy vite, deri në sjelljen e tij në Shqipëri.

Burimet braziliane konfirmojnë arrestimin dhe bazën ndërkombëtare të kërkimit; ndërsa ekstradimi është zhvillimi më i fundit i dosjes së tij./ CNA

 





Lajmet e fundit nga