Një grup banorësh nga disa prej Bashkive që preken nga ndarja e re Territoriale e propozuar nga Partia Socialiste, u mblodhën sot sërish përpara kryesisë së Kuvendit, ku Komisioni i ligjeve do duhet të miratojë projektin që i redukton nga 61 në 46, bashkitë e vendit.

Në pankartat që mbanin në duar, protestuesit kundërshtonin shkrirjen e Bashkive të Memaliajt, Fushë Arrëzit, Poliçanit dhe Selenicës. Ndërsa dy të para janë bashki që drejtohen nga Partia Demokratike, Poliçani dhe Selenica, kanë kryebashkiakë socialistë.

‘Poliçani nuk negociohet’, ‘mos e prekni Selenicën’, ‘nuk e shuani dot identitetin tonë’, protestuesit i thonë ‘jo’ ndryshimeve për ‘Territorialen’, thuhej nw pankarta.

Mes protestuesve u shfaq dhe kryebashkiaku demokrat i Fushë Arrëzit, Hil Curri.

Nëse propozimi do të marrë miratimin te Komisioni i Ligjeve, atëherë projektligji i kalon për miratim Kuvendit në seancën plenare të ditës së enjte, në datë 8 tetor.


Lajmi kryesor:

Pas 5 orësh debate/ 'Ligjet' miratojnë me 8 vota pro draftin e PS për hartën e re territoriale, opozita ikën: Reformë e njëanshme! Shtohen 6 qytete të tjera