Protestë para Kuvendit kundër reformës territoriale: Mos na shkrini bashkitë!

Protestë para Kuvendit kundër reformës territoriale: Mos na shkrini bashkitë!

11:32, 05/10/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Pas protestave të zhvilluara në qytetet e tyre kundër shkrirjes së bashkive, banorët janë zhvendosur sot në Tiranë, ku janë mbledhur para Kuvendit të Shqipërisë.

Protestues nga Fushë-Arrëzi, Memaliaj, Poliçani dhe thuajse të gjitha bashkitë për të cilat është diskutuar mundësia e shkrirjes, i kanë bërë thirrje deputetëve që të mos e miratojnë reformën territoriale.

Ata shprehen se shkrirja e bashkive do të sjellë më shumë vështirësi për jetën e banorëve dhe do të largojë shërbimet vendore nga komunitetet.

Me pankarta në duar, protestuesit kërkojnë ruajtjen e bashkive dhe të identitetit të komuniteteve të tyre, ndërsa mesazhet e tyre janë të qarta: “Memaliaj nuk preket”, “Poliçani nuk shitet me një votë” dhe “Nuk e shesim dot identitetin tonë”.

Protestuesit kërkojnë që zëri i tyre të dëgjohet në Kuvend dhe që deputetët të mos votojnë për shkrirjen e bashkive.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco