Harta territoriale e PS për 46 bashki, protestuesit protestë para Kuvendit: S’e shuani identitetin tonë

Një grup protestuesish janë mbledhur këtë të hënë para Kryesisë së Kuvendit, në shenjë kundërshtimi ndaj propozimit të Partisë Socialiste për hartën e re territoriale. Ndërsa Komisioni i Ligjeve pritet të shqyrtojë dhe votojë sot projektligjin, protestuesit kanë dalë me pankarta në duar, ku shprehin kundërshtimin ndaj ndryshimeve të propozuara.

“Poliçani nuk negociohet”, “Mos e prekni Selenicën” dhe “Nuk e shuani dot identitetin tonë” janë disa prej mesazheve të shkruara në pankarta, përmes të cilave protestuesit kundërshtojnë riorganizimin e ri territorial.

Nëse projektligji merr miratimin e Komisionit të Ligjeve, ai pritet të kalojë për votim në seancën plenare të Kuvendit më 8 tetor. Sipas propozimit të PS, numri i bashkive në vend do të ulet nga 61 në 46. Kjo do të thotë se 15 bashki do të bashkohen me njësi më të mëdha administrative pranë tyre.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ndryshimet e propozuara kanë hasur kundërshtime nga opozita, por edhe brenda vetë Partisë Socialiste.

Swiss Digital Mobile Reklama

Kryebashkiakë dhe anëtarë të këshillave bashkiakë të njësive që parashikohet të shkrihen kanë shprehur kundërshtimin e tyre ndaj hartës së re territoriale, duke kërkuar që propozimi të rishikohet.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?