Kuvendi i Kosovës miraton në parim ndryshimet për Specialen, çfarë ndodh tani me projektligjin?

5 Tetor 2026, 12:00Rajoni TEMA
Kuvendi i Kosovës miraton në parim ndryshimet për Specialen,

Kuvendi i Kosovës ka miratuar në parim projektligjin për ndryshimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara.

Në votim morën pjesë 91 deputetë.

Të gjithë votuan në favor të projektligjit, pa asnjë votë kundër dhe asnjë abstenim.

Projektligji duhet të kalojë edhe në lexim të dytë për t’u miratuar përfundimisht.

Çfarë ndodh tani me projektligjin?

Miratimi në parim nuk e përfundon procedurën për ndryshimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara.

Projektligji tani duhet të shqyrtohet nen për nen në komisionin përgjegjës, ku mund të propozohen edhe amendamente.

Pas kësaj, ai duhet të rikthehet në Kuvend për lexim të dytë dhe votim përfundimtar.

Rregullorja e Kuvendit lejon që, në rrethana të caktuara, të shmangen afatet e zakonshme procedurale, nëse këtë e propozojnë së paku gjashtë deputetë dhe e mbështesin dy të tretat e deputetëve të pranishëm.

Aleanca tashmë ka kërkuar që projektligji të votohet edhe në lexim të dytë gjatë ditës së sotme.

Lini një Përgjigje