Kuvendi i Kosovës
KOSOVË- Sot në orën 09:00 do të mbahet seanca e jashtëzakonshme e Kuvendit të Kosovës, e thirrur pas kërkesës së Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje (LVV).
Në rendin e ditës janë gjithsej 22 pika, ndërsa e para është shqyrtimi i Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara dhe Zyrën e Prokurorit të Specializuar, i njohur si Ligji për Specialen.
PDK-ja ka propozuar ndryshime në ligj për Dhomat e Specializuara, duke kërkuar kufizimin e juridiksionit të tyre, kthimin e rasteve në Kosovë, ankimimin në Gjykatën Supreme, dënim maksimal prej 15 vjetësh dhe vuajtjen e dënimeve në Kosovë.
Ndryshimet në ligj janë propozuar pasi Dhomat e Specializuara në Hagë dënuan në shkallë të parë me gjithsej 81 vjet burgim Hashim Thaçin, Kadri Veselin, Rexhep Selimin dhe Jakup Krasniqin./Dosja.al