Aktualitet

Parashikimi i motit, e hënë 5 tetor 2026!

Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bëri të ditur se sot vendi ynë ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme.

Moti vijon i kthjellët në të gjithë territorin për pjesën më të madhe të ditës, ndërsa në orët e mbrëmjes ka shtim vranësirash mesatare deri të dendura, më të theksuara në veriperëndim përgjatë maleve.

Era fryn me drejtim kryesor veriperëndim-veri, me shpejtësi mesatare 8 m/s, shoqëruar me valëzim në dete të forcës 1-2 ballë. Temperaturat variojnë 5-29 gradë Celsius.