Taulant Balla: Do miratojmë reformën territoriale, na duhen bashki të forta

Kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste Taulant Balla është shprehur se reforma e re territoriale do të miratohet.
Për mediat, pas mbledhjes së grupit, Balla tha se vendit i duhen bashki më të forta.
“Secili ka shqetësimet e veta. Një është të kesh diskutimet, një është për votimet e grupit parlamentar. Sot dhe nesër, duhet t’i përmbahemi kalendarit, për votimin në datën 8. Të gjithë deputetët do votojnë po. PS në Kuvendin e Shqipërisë, për reforma që ka nevojë vendi, rruga drejt anëtarësimit në BE kërkojnë vendimmarrje të vështira. Na duhen bashki të forta. Nuk është vetëm Shqipëria që duhet të ndërmarrë këto hapa. Bashkitë më të mëdha krijojnë më shumë të ardhura. Qëllimi është që të kemi bashki me të ardhura më të larta. Në mbledhje të Grupit Parlamentar deputetët japin mendimin e tyre, por më pas është vendimi politik”, theksoi ai.




