“Falje i kërkoj Klaudias dhe vajzave të saj”, këngëtarja reagon pasi i doli video intime me Adrian Hilën: I besova në një moment vulnerabël, por do të…
Pas pesë vitesh mungesë në media, këngëtarja e mirënjohur Fatmira Breçani dha sot një intervistë për emisionin “Në Shtëpinë Tonë” me Alban Musa, ku foli për 40 vitet karrierë, jetën profesionale dhe projektet e reja muzikore.
Breçani tha se arsyeja se pse nuk ka dhënë intervista për një kohë kaq të gjatë është se nuk kishte çfarë të thoshte.
“U bënë të tepërta dhe me të njëjtat fjalë mërziten njerëzit”, u shpreh këngëtarja.
Duke folur për pengjet si në punë apo në familje, ajo u shpreh se në karrierë nuk ka asnjë pasi i ka shfrytëzuar të gjitha, ndërsa shton se do kishte dashur të bënte më shumë fëmijë.
“Për karrierën nuk kam, se i kam shfrytëzuar dhe po i shfrytëzoj, nuk kam përfunduar akoma. Për familjen po, që nuk kam bërë dhe 2-3 fëmijë. Gjithmonë kam dashur, Zoti më fali këto dhe mi ruajt”, tha këngëtarja.
E pyetur nga moderatori i njohur nëse e ka ndjerë xhelozinë e kolegëve, Fatmira tha se nuk ia kanë shprehur. Ajo shton se kur janë nëpër evente së bashku, ‘kolegët përtojnë të këndojnë pas saj’ dhe i thonë ‘ça të bëjmë pas teje o Dadë’.
Ndërsa lidhur me bashkëpunimet, këngëtarja e mirënjohur u shpreh se për momentin është duke u marrë vetëm me këngët e saj, por më vonë do jetë e gatshme.
Pjesë nga intervista:
Alban: Publiku të do shumë, bëhet nami kur këndon ti. Pse të duan kaq shumë ty? Si e sheh, ia ke bërë këtë pyetje vetes
Fatmira: Më duan për njeriun që jam dhe marrëdhënien që kam me publikun, më duan dhe për zërin. Nuk e mohoj dot se ma ka falë Zoti zërin. Komunikoj shumë mirë me publikun, jam menduar të sjell këngë ndryshe nga në fillim.
Alban: Ke dhe shumë aktivitete. Më është dashur një vit që të të kisha këtu. Katër dekada në skenë, një ndër këngëtaret më të dashura. Për ça je krenare?
Fatmira: Që nga fëmijëria ime që e kam ëndërruar muzikën dhe kam patur besim se do arrij diku, jo deri këtu. Jam krenare për familjen time që më ka mbështetur gjithmonë, për publikun që është arsyeja numër një që unë jam sot këtu.
Alban: Publiku të mban. Si ndihesh kur të do rinia?
Fatmira: Aq e lumtur sa nuk ka kufij lumturia ime me to
Alban: Ke thyer barrierat e brezave. Më thuaj një ndër momentet më të bukura dhe të sikletshme me publikun?
Fatmira: Të bukurat nuk kanë fund. Tani më ke vendosur në siklet sepse ka shumë momente të bukura, kur një person e kërkon një këngë, ia këndon dhe e kërkon sërish dhe e këndon fjalë për fjalë me mua.
Alban: Po të sikletshme?
Fatmira: Të sikletshme nuk kam, më i madhi është emocioni
Alban: Vazhdon e emocionohesh?
Fatmira: Kur isha e re edhe dridhej zëri, edhe sot, por jo si atëherë. Normale që kam emocione se kur dal aty dhe kam rreth 1000 veta në club është emocion
Alban: Si po ndihesh në epokën dixhitale? Njëherë u bëre virale me ‘a e gjete’ pastaj ‘çohuni mos hani makarona’
Fatmira: Është shumë e mirë, janë sebep që je fut dhe te rinia. Unë nuk kam menduar se do bëhen virale. Jam ndjerë shumë keq kur dolën, shoqet më thanë se është shumë mirë. Ndërsa në dasmën e vëllait të Don Xhonit, edhe te dasma e vëllait të Butrinit, dolën ata me kërcyer dhe iu këndova të dyve, e ju thashë që e kanë radhën të martohen.
Alban: A ta dëgjuan zërin
Fatmira: Butrinti qeshte, Don Xhoni tha shumë shpejt
Alban: Flasim pak për pjesën e familjes, dy herë gjyshe, si ndihesh?
Fatmira: Unë thosha s’ka si fëmija, por e vërteta është se gjë më të afërt nuk ka si fëmija i fëmijës.
Alban: Ça gjysheje je?
Fatmira: Jam gjyshe që ndonjëherë dhe ju bërtas. Më gjeti njëherë vajza duke u bërtitur. Fëmija e duan dajën dhe gjyshin. Edhe mua, por nuk më përqafojnë sa ata të dy. Një ditë më gjeti vajza duke i bërtitur të voglit, po bëja diçka dhe e lija aty veç kur për dy sekonda të vinte te këmbët, edhe vajza më tha nuk të duan se të bërtasin. I thashë he se edhe i rrah. I kam pikë të dobët, i lutem Zotit për shëndetin dhe jetën e tyre. Lutem të shoh dhe të djalit. Diku e ka lidhjen, por nuk po ma sjell përpara.
Alban: Ti ke shumë vite që këndon dhe në diasporë. Të kanë thënë ndonjëherë fëmijët që të kishe qëndruar më shumë me ta?
Fatmira: Faktikisht e mendoj disa herë se me u larguar nga fëmijët asnjë prind nuk ka qejf. Po fundja kur jemi larguar, jemi larguar për to. Jo, se i kam lënë vetëm kur kanë qenë të vegjël. Rrinin herë më babain, gjyshen, nuk u ka munguar asgjë. Nuk rri gjatë larg shumë jashtë.
Alban: Të ka ndodhur ti marrësh me vete nëpër evente?
Fatmira: Unë kur ka qenë djali 2 muajsh, i kam marrë fëmijët në festival, nuk kisha ku ti lija. U krijuan rrethanat që ti merrja. Kam dalë pas skene, e kam ushqyer, dola në skenë. Pastaj pas performance ika për Tropojë
Alban: Si i ke marrëdhëniet me gatimin?
Fatmira: Gatuaj. Të them të drejtën nuk përtoj, i bëj gjërat gati me kafe përpara. Çohem shumë herët, duke pi kafen. Tani është kollaj se ju shohim ju me specialistët.
Alban: Kur mblidheni në familje, ti bashkëshorti, fëmijët, kush e merr stafetën e tavolinës? Ti je ikonë, për ne je shumë e rëndësishme e madhe, po në shtëpi
Fatmira: Në shtëpi nuk i shohim këto ikonë, jemi njësoj. Me thënë të drejtën ulem e fundit në tavolinë, duhet me u bërë hyzmet. Kritikojnë për ushqimin, por avash avash dal dhe shefe, është shumë e mirë mos bëni naze. Kënaqësia më e madhe kur mblidhet familja dhe vijnë miq.
Alban: Kritiku më i madh i yti?
Fatmira: Burri, djali, vajza. Por djali për gjithçka
Alban: }a të thotë
Fatmira: Kujdes këtu, kujdes atje. Folëm pak për para se i kemi ndërprerë intervistat. Ne flasim lirshëm, e ndonjë e ka shfrytëzuar rastin dhe thotë kujdes
Alban: Ke kolegë që ti i do, i ke xhan?
Fatmira: Unë e lë secilin në vendin e vet, kohë nuk shpenzoj me kolegë, se kohën e lirë vetëm me familjen. Por me i respektuar aq sa i meritojnë po. Më të afërt kam mbesën.
Alban: Kam përshtypjen që në gjithë këto vite e ke ndjerë xhelozinë e kolegëve. Ti je ndër të paktat këngëtare që ka 40 vite pa humbur një ditë, pa bërë një pauzë, gjithmonë duke performuar e prodhuar.
Fatmira: Tani dhe më shumë jemi. Kur kam qenë në fëmijëri kam kënduar dhe kam patur mbështetje. Nuk ma shfaqin xhelozinë, por kur ke kolegë që duan me shkuar me ty tamam drejt, nuk mund të them kush. Normalisht më thonë ‘o Dadë ca të bëj pas teje’, se disa përtojnë të këndojnë pas meje. Gjasmë që këndoj më mirë unë
Alban: Janë kaq të sinqertë?
Fatmira: Po, më tanë thënë. Kemi këngëtarë të mirë, unë i mbështes, edhe këngëtarët e rinj
Alban: Ke ndonjë sekret për të mbajtur zërin në formë?
Fatmira: Jo, asnjë trajtim si bëj
Alban: Më thuaj një peng si nga ana profesionale dhe ajo personale?
Fatmira: Për karrierën nuk kam, se i kam shfrytëzuar dhe po i shfrytëzoj, nuk kam përfunduar akoma. Për familjen po, që nuk kam bërë dhe 2-3 fëmijë. Gjithmonë kam dashur, Zoti më fali këto dhe mi ruajt.
Alban: Ti kanë kërkuar fëmijët?
Fatmira: Vajza është e kënaqur me vëllain, djali më thotë pse s’ke bërë djem. I them të kam ty sa gjithë botën. Djalin e kam menaxher, e kam ditë e natë me vete
Alban: Duket se e ke pikë të dobët, të shkëlqejnë sytë për të
Fatmira: Në jetën time nuk kam bërë kurrë dallime, as te nipat
Alban: E ke apo jo pikë të dobët?
Fatmira: Jetën e jap
Alban: Të rri gati shumë
Fatmira: Shumë më rri gati, është një mbështetje shumë e madhe për mua.
Alban: Vendi më i mirë ku ke kënduar ndonjëherë, jashtë Shqipërisë, qoftë dhe se je paguar më mirë se kjo punë është
Fatmira: Ne punë e kemi. Ku të shkoj deri sot nuk kam dështuar. Por kur kam shkuar për herë të parë në Zvicër, se harroj kurrë. Nuk ishim mësuar as të iknim jashtë, kanë qenë mbi 2000 veta. Kanë kërkuar me e bërë dhe një, dhe plot ishte sërish. Atë e kam më të veçuarin
Alban: Po te bashkëpunimet, kë ke më me lezet?
Fatmira: Kur e bëj këngën e bëj me qejf. Më kanë kërkuar shumë këngëtare me bërë bashkëpunime. Unë kam 2-3 vite që u them se po i bëj këngë vetes. Kam bërë dhe bashkëpunime. Tani për tani nuk do bëj bashkëpunime. Ju vlerësoj shumë, por sa të kaloj disa këngë që dua ti bëj vetëm. Yje jeni të gjithë.
Top Channel