Zbardhen projeksionet e reja të UEFA-s, ja pse fati u tregua i pamëshirshëm me Shqipërinë dhe shpërbleu Kosovën
Një kthim në pankinë në sezonin në zhvillim e sipër që ia vlen, fuqia ekonomike e Premier League e krahasuar me një ‘bazooka’ kundër ‘pistoletës’ së kampionateve të tjerë dhe dëshira për të shkuar në një klub qe e ka harruar pak historinë e tij për t’i hequr pluhurin dhe për ta kthyer te shkëlqimi.
Në një intervistë të gjatë në Londër për The Athletic, Antonio Conte kujton karrierën e tij dhe jep mesazhe të qarta duke i shkelur syrin Juventusit, Milanit, Chelsea dhe Manchester United.
CONTE DHE OBSESIONI PËR FITOREN—‘Fitues serial’ e përkufizon gazetari që e intervistoi James Horncastle dhe për të shpjeguar këtë ‘uri’ pafund, ish trajneri i Interit dhe Napolit e nis duke kujtuar dy finalet e hum bura si futbollist më Kombëtaren italiane(SHBA ’94 dhe Euro 2000) dhe 3 finalet e Ligës së Kampioneve me Juventusin (96-97, 97-98 e 2002-03). ‘Për këtë arsye, shpesh, kur flas me lojtarët e mi nxjerr në pah një vendosmëri të fortë agonistike dhe kërkoj t’ua transmetoj atyre-tregon Conte-sepse e di si janë gjërat. Kam fituar shumë, por edhe kam humbur shumë. Nëse humbet finalen e një Kupe Bote apo të një Lige Kampionesh dhe më pas shkon me pushime, mund të mendosh që do të ketë një shans tjetër. Por jo gjithmonë është një mundësi tjetër. Ajo është mundësia’
INTERVISTA E CONTES, VËSHTIRËSITË E TOTTENHAM—Pikërisht kjo temë ishte një prej motiveve e largimit të tij nga Tottenham në 2023, i vetmi klub bashkë me Atalantën me të cilët Conte nuk ia doli të mbyllë një eksperiencë fituese. Gjithçka përmblidhet në një mesazh të marrë nga presidenti i asaj kohe Daniel Levy pas një humbjeje. ‘Shkova te Tottenham me ambicien për të ndryshuar pak gjërat-vijon Conte-kujtoj se nuk fitonim apo barazuam dhe i dërgova Levy një mesazh dhe ai m’u përgjigj: ‘mos u shqetëso, do të fitojmë ndeshjen tjetër? ‘por, çfarë dreqin… ‘vazhdova t’i thoja. Futbollistët gjejnë gjithnjë rrugën më të lehtë, atë që i bejnë të ndihen mirë dhe që kërkon më pak sforco. Ajo që më zemëronte më shumë ishte kur dëgjoja: ‘Tottenham nuk do të fitojë kurrë asgjë’, se është një skuadër humbëse’. Një herezi kjo për Conten që kujton edhe titullin e fituar me Chelsea në sezonin 2016/17, i fundit i Bluve të Londrës. ‘Pikërisht ky është problemi, ja sepse puna e fortë është thelbësore-vijon Conte-të fitosh nuk është e lehtë, kërkon lodhje. Ka nga ata që mendojnë se suksesi vjen nga qielli. Por duhet gjithnjë të shkosh ta marrësh. Të qëndrosh aty për të folur nuk mjafton që të ndodhë’
MESAZHI I CONTES PËR TË ARDHMEN— Kështu, mes reflektimit për evoluimin e futbollit dhe raporteve mes trajnerëve e klubeve(‘Trajneri duhet të jetë në qendër të projektit, duhet ekuilibër dhe alkimi’), Conte i rikthehet eksperiencës së tij të fundit me Napolin(‘Dy vjet fantastikë, ishte një eksperiencë e mrekullueshme, por shpenzova shumë energji dhe nuk ishte e lehtë’) dhe analizës për fuqinë ekonomike të Premier League(‘Në Angli përdorin bazooka, ndërsa në vende të tjera përdoren ende pistoleta. Por duhet treguar kujdes edhe me mënyrën sesi shpenzohen paratë’) duke dhënë sinjale për destinacionin e tij të ardhshëm.
‘Nëse shkon te një klub, historia flet vetë për të, një histori me trofe, tituj e fitore, mund ta nderosh vetëm në një mënyrë; duke pasur ambicien për ta rikthyer atë të luftojë për ato objektiva, për të cilat aktualisht nuk lufton dot-tha Conte-e di mirë se çdo vit mund të fitojë vetëm një skuadër, por duhet të mbaj në zemër dhe t’ua transmetoj tifozëve, lojtarëve atë shkëndijë, atë shpresë që të bën të thuash: ‘Dreqin, mund të fitojmë’. Ka shumë klube që e kanë humbur pak historinë e tyre nga horizonti. Do të më pëlqente të shkoja te ndonjë prej klubeve për t’i hequr pluhurin asaj të kaluareje dhe për ta bërë që të shkëlqejë sërish. Klub ku ka presion, ku e di shumë mirë se nuk shkon thjesht për të marrë pjesë, por për të konkurruar’. Tani klubeve që prej kohësh nuk po triumfojnë si Juventusi, Milani, Chelsea e Manchester United, nuk iu mbetet gjë tjetër veçse që të marrin telefonin në dorë…
Top Channel