5 Tetor 2026, 11:47
Nga I.A
Saimir Korreshi
TIRANË- Deputeti Saimir Korreshi ka kritikuar draftin e mazhorancës për Reformën Administrativo-Territoriale, duke akuzuar Partinë Socialiste se po ndërton një “hartë elektorale”. Duke folur në Komisionin e Ligjeve, deputeti i PD-së tha se bashkitë nuk mund të ndahen vetëm mbi bazën e numrit të banorëve, duke sjellë si shembull vende të ndryshme ku ekzistojnë njësi vendore me rreth 1 mijë banorë.
Korreshi u ndal edhe te kundërshtimet e kryetarëve të bashkive dhe këshillave bashkiakë ndaj reformës. Deputeti demokrat argumentoi se vullneti i banorëve duhet të jetë përcaktues në çdo ndryshim të hartës administrativo-territoriale.
“Në të gjithë botën, edhe pse ka bashki, provinca apo komuna me 1000 banorë, askush nuk tenton kundër vullnetit të tyre ‘t’i shkrijnë si gjalpë’. Këtu po lozet me termin, nuk po i shkrijmë por po i bashkojmë. Të gjitha godinat do ngelin kafaze pëllumbash, dhe ata njerëz që sot ua kanë hequr mandatin. Kemi banorë të bashkisë Divjakë që ne iu kemi hequr mandatin në lidhje me këtë çështje. Nuk mund të vish në parlament me arrogancë se kemi 83 vota. Jo nuk i keni për këtë çështje se këshillat e bashkisë që kanë votuar kundër nismës tuaj janë ata përfaqësues parlamentar të vegjël të çdo bashkie. Pse nuk shkojnë deputetët e juaj që janë mandatuar dhe që do na votojnë këtë ligj shembullor. Qenkan më të zgjuar këta se gjithë ai milet që ka dalë në protestë. Pse nuk bëni këtë, meqë keni bërë edhe e premtja e zezë, ca quhet kjo Prania besnike, pse nuk shkojnë deputetët, që të marrin dy vezë surratit. Janë 15 raporte bashkish që themi do t’i modifikojmë por nuk janë plastelinë, po iu vihet dryni. Sot nuk është reformë kjo që bëni ju, është një nismë ligjore e njëanshme kundër raportit të OSBE/ODIHR që thotë se duhet të bëhet me konsensus. Hajdeni ulim të dy nismat, t’i dëgjojmë ata njerëz dhe të përcaktojmë përtej hartës elektorale. Ju keni zgjedhur një hartë elektorale.”, tha Korreshi./Dosja.al
saimir korreshi
Politike
5 Tetor 2026, 11:46
E. D
Bedri Hamza
TIRANË- Kryetari i PDK-së, Bedri Hamza, ka reaguar ndaj deklarimeve të kryeministrit në detyrë, Albin Kurti, lidhur me...
Politike
5 Tetor 2026, 11:38
E. D
Ramush Haradinaj
KOSOVË- Deputeti i Aleancës Ramush Haradinaj, ka thënë se vendimi dënues ndaj ish-krerëve të UÇK...
Politike
5 Tetor 2026, 11:20
E. D
Albin Kurti
KOSOVË- Kryeministri Albin Kurti ka deklaruar nga Kuvendi se lufta e UÇK-së ishte e drejtë dhe se UÇK-ja nuk ishte...
Politike
5 Tetor 2026, 11:12
E. D
Kuvendi i Kosovës
KOSOVË- Kuvendi i Kosovës ka miratuar në parim projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit pë...
Politike
5 Tetor 2026, 10:19
E. D
Sali Berisha
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, është paraqitur para pak çastesh në Prokurorinë e ...
Politike
5 Tetor 2026, 08:52
E. D
pamjet nga komisioni
KOSOVË- Komisioni për Legjislacion ka miratuar në parim, në mënyrë unanime me 9 vota për, Projektli...
Politike
5 Tetor 2026, 07:31
E. D
Kuvendi i Kosovës
KOSOVË- Sot në orën 09:00 do të mbahet seanca e jashtëzakonshme e Kuvendit të Kosovës, e thirrur ...
Politike
4 Tetor 2026, 22:10
E.d
Gazment Bardhi
TIRANA- Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi ka akuzuar kryeministrin se për 13 vite ka ...
Politike
4 Tetor 2026, 21:50
E.d
Pamje
Shqiptarët e Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës do të hyjnë të bashkuar në zgjedhjet parlamentare të 25 tetor...
Politike
4 Tetor 2026, 18:50
E.d
Bedri Hamza
KOSOVA- Kryetari i PDK-së, Bedri Hamza, ka deklaruar se është optimist që ndryshimi i Ligjit për Dhomat e Specializuar...